Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
12 juillet 2006

Zidane dhe Kupa e futbollit

Këto dite flitet gjithandej vetem per Zidanin dhe kupen. Gazetaret, nuk e di si ja dalin, per ore te tera flasin vetem per incidentin e lojtarit gjate finales. Ka lloj lloj thashethemesh zyrtare dhe jo zyrtare. Me e rendesishmja eshte qe francezet, megjithese humben mbase dhe per faktin qe Zidani u perjashtua, nuk i mbajne inat ketij te fundit. 71% e francezeve, sipas nje ankete, ja kane falur xhestin e shumekomentuar.

Thashethemet jo zyrtare: me sa duket arbitri ka pare xhestin e Zidanit nga ekrani gjigand i instaluar gjate ndeshjes dhe arbitrimi me mjete audivisuale eshte i ndaluar si rrjedhim flitet qe ndeshja mund te anullohet!! Nje thashethem tjeter eshte qe Italianeve do tu hiqet kupa nese vertetohet se lojtari italian eshte shprehur ne menure raciste!! (sharjet raciste ose jo jane shume te perdorura thuhet gjate ndeshjeve).

Sot ne darke Zidani eshte ftuar ne nje program televiziv dhe francezet presin me ankth prononcimin e futbollistit. U bene tre dite qe kur ka ndodhur incidenti por asnje prnoncim nga ana e superfutbollistit. Une mendoj qe nuk eshte ai qe do te flasi sot ne darke por te gjithe ata qe paguhen qe imazhi, deri tashti i persosur, i ketij sportisti te vazhdoj te jete i pa njollosur. Hajde gjeje te verteten.

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité