Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
6 octobre 2006

Restorant mishi në Paris

Një nga activitete e preferuara të parizianëve është vajta në restorant. Kërkesat për restorantet jane cilësia, çmimi, varieteti (guzhina nga bota). Duke konsideruar vetëm kërkesat e francezëve, ka plot restorante për tu prëvuar, po te shtohen këtu edhe restorantet për turistat, gjetja e një restoranti të mirë është vërtet shumë e veshtire. Kur miq që vijnë në Paris më thonë që guzhina franceze është koti, ju jap të drejtë, se po të futesh në restorantin e parë që shikon kur ke uri, është e sigurt që jo vetëm çmimet janë shumë larta, por ajo që të zhgënjen më shumë është cilësia e ushqimit.

Si shqiptare e vërtetë këtë rubrikë po e filloj me një restorant mishi.  Trajtimi i mishit ne Francë është një art më vete, bile për ta shijuar tamam francezët e hanë “të gjalle”, ose më sakt të skuqur shumë pak. Ka tre lloj tip skuqjeje: “à point “ – të dyja anët janë të skuqura mirë dhe brënda mishi është rozë, “saignant” – të gjakosur, të dyja anët janë të skuqura mirë dhe brënda mishi është I kuq (po të mbyllësh sytë, mishi është në fakt shumë I butë), “bleu” – blu, anët janë të ngrohta dhe në mes mishi jo vetëm është I gjallë por dhe I freskët, “bien cuit” – I pjekur mirë, kujdes është mishi për turistat, I fortë dhe mezi hahet. Për ta shijuar mirë mishin në restorant duhet kërkuar “à point” [a pua], copat janë të trasha dhe kur skuqet shumë, mishi mezi përtupet. Problemi nuk është vetëm skuqja.

lopa

Një fotografi si ndahen copat e mishit gjatë therjes :

Lloji i mishit që këshilloj është “côtes” ose “entrecôts” që është pjesa e biftekut dhe pastaj « filet » që është filetoja. Arsueja eshtë që edhe po të piqen shume, mishi ngelet relativisht i butë

Për të folur seriozisht dhe konkretisht, restaranti, për mua, ku mund të hahet një copë mishi në Paris është :

20060611_007

Le LOUCHEBEM 31, rue Berger ose 10, rue des Prouvaires

75001 PARIS Comanda e fundit në orën 23 :30, I mbyllur të djelën, Metro°dhe RER Chatelet - les Halles plani Plani. Çmimi - rreth 30 Euro

Mund të hahet përjashta, kur bën kohë e mire. Ka një sallë në katin e parë që të kujton fillimin e shekullit të 19. Kamarierët nuk janë shumë të qeshur, dhe kjo është e vërtete për turistat dhe për francezët (tjetri i ka prëvuar të dyja situatat). Mos harroni të provoni bukën  që është gjithashtu shumë e mirë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania, tek ku restoranti eshte Jambon à volonté. Mbase eshte i njejti.

Nje pjate me entrecôte eshte, nese nuk gaboj, 23Euro, veç me pas nuk mund te futesh gje tj ne goje.

Kur flase per miqte e mi e kam fjalen per shqiptare qe vijne nga nje shtet tjeter si turista dhe qe sigurisht kur bredhin vetem, bien ne restorante turistike !
A
Me shtive ziline tani me keto copat e mishit :):P do shkoj ta provoj ndonje dite ... po 30€ eshte menuja apo "à la carte"?

Kam degjuar edhe per nje restorant pak a shume te tille afer "Les Halles" ku mund te serviresh disa here me mish (per gryksat :P)dhe me çmim te arsyeshem per ne Paris, por do ta gjej e ta ve ketu ;)

Me beri pershtyepje ajo qe the per miqte qe te vijne ne Paris e qe te thone qe ushqimi francez s'eshte gje !!!!!!
Gjithashtu dhe mua me ka ndodhur disa here dhe me duket paksa absurde te thuash qe guzhina franceze s'eshte gje ... aq me teper qe restorantet ne te cilat ata persona kane vajtur nuk mund ti quaj te guzhines franceze.

Restorantet qe duhen evituar per mendimin tim ne Paris jane ato te Saint Michel ku s'jane gje tjeter veçse restorante turistesh dhe me gatim shume medioker.

Kam vene re dhe qe shqiptaret ne pergjithesi s'jane shume te gatshem te ndryshojne shijen ne gatim e te provojne gjellra e gatime te reja, nga vende te tjera .
Me duket diçka negative por secili ka shijet e veta.
Publicité