31 octobre 2006

Klloun qe dhuron tullumbaca kalamajve

Posté par tetena à 21:48 - - Commentaires [4] - Permalien [#]

30 octobre 2006

Grafizmi në Paris - NEMO

Kjo pikturë grafike gjendet në rrugen Renard në Paris, rruga që të çon nga bashkia e qytetit drejt Muzeut të artit moder “Centre Pompidou” Piktura grafike (Graffiti) është një shkrim kaligrafik (sipas një modeli i parapërgatitur), i pikturuar ose i gdhendur mbi një support që normalisht nuk është parashikuar për një aktivitet të tillë (muret e ndertesave, treni, autobuzi…). Kjo degë artistike, lënë pas dore për një kohë të gjatë dhe e trajtuar si një fenoment i isoluar, sot ndeshet gjithnjë e më shumë në metropolet e botës.... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
30 octobre 2006

Pasazhi Moliere

Duke bredhur ne qender te Parisit, zbulova kete pasazh sekret qe nuk ben pjese ne listen e pasazheve te repertoruara Ky pasazh gjendet afer "Les halles" dhe muzeut modern "Centre popidou" - plani me google maps
Posté par tetena à 21:10 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
27 octobre 2006

Natyrë e qetë anës Lanes !

Marrë, me lejen e autorit, në një blog me fotografi nga Kina.  Fotografitë janë shumë interesante dhe tregojnë Kinën që zhvillohet shumë shpejt por që në të njëjtën kohe kontrastet forcohen gjithmonë e më shumë
Posté par tetena à 20:45 - Commentaires [0] - Permalien [#]
25 octobre 2006

Panairi i ushqimit në Paris 22 - 26 Tetor

SIAL është panairi i ushqimit në France që mbahet çdo vit. Panairi është ndërkombëtar dhe vizitohet nga profesionistat ashtu si dhe nga konsumuesit e thjeshtë. Prodhimet e reja janë një nga atraksionet më të rëndesishme. Këtë vit janë zgjedhur 20 produkte. Unë quajta më interesante katër prodhimet e mëposhtme Fruta në formë patatinash – përdoren për të shoqëruar një aperitif ose në piknik. Ambalazhi është një kuti me kapak, gjë që do të thotë – nuk duhet egzaqjeruar dhe të mbarohet kutia menjëherë. ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:11 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
24 octobre 2006

Për të qeshur një çik

Kur merr në telefon dhe të përgjigjet një kompjuter Ky filmi i shkurtër është në frëngjisht veç kuptohet dhe të bën vërtet për të qeshur
Posté par tetena à 20:58 - - Commentaires [1] - Permalien [#]

23 octobre 2006

Moda e dimrit në Francë

Ç’është ky titull ? Moda në francë përcakton modën ne botë, gjë që është e vërtete. Veçse jo të gjitha tendencat ose ngjyrat e një sezoni përqafohen njësoj nga njerzit. Atëhere të domosdoshmet për kete sezon (vjesht – dimër 2006 – 2007) Pantallonat drushojne formë, kthim mbrapa tek pantallonat tub (kujt i kujtohen vitet ’80) Lëkurë leopardi - kujdes, origjinali është nje çik i rezikshëm, fallcot janë më të keshillueshme, për më shumë mund të aplikohen në lloj lloj formash. Streçet, vetëm nuk vishen më... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:29 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
22 octobre 2006

Artistë në metro

Metroja në Paris është e njohur për artistët që i gjen pothuajse në të gjitha stacionet dhe që në këtë mënyrë përpiqen te bëjnë të njohur veprën e tyre muzikore. Numri i madh i artistëve këto kohë e fundit ka detyruar RATP (ndërmarrja e administrimit të metrosë) të krijoj një zyrë speciale për pritjen dhe seleksionimin e artistëve (EMA) që paisen kështu me një leje zyrtare. Objektivi i kësaj zyre është promocioni i një muzike me kualitet dhe gjithashtu t’ju siguroj udhëtarëve momente te këndshme. Komisioni normalisht... [Lire la suite]
Posté par tetena à 10:39 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
21 octobre 2006

Miqësia Greko - Turke në Paris.

Një fotografi e nje restoranti fast-food në Paris. Ne kuadrin e kontradiktave mes Greqise dhe Turqisë, një restorant i tillë mund të bëhej shkak për demostrata dhe deklarime ndaj të dyja paleve (çështja bakllavaja p.sh.), por këtu jemi në Paris dhe një fast-food i tille nuk çudit njëri.
Posté par tetena à 22:27 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
20 octobre 2006

Pasazhet e fshehta - Grand Cerf

Galeria "Du Grand Cerf" - I lënë pas dore përgjatë shumë viteve, galeria u reabilitua gjatë viteve ’90 dhe është sot një nga më terheqëse te Parisit me galeri të vogla arti dhe dyqane stilistësh të rinj. 145, rue Saint-Denis – 8, rue Dussoubs, 75002 Paris
Posté par tetena à 12:32 - - Commentaires [0] - Permalien [#]