Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
10 novembre 2006

Parisi i nëndheshëm ose zorrët e kryeqytetit

Galeritë, kalimet sekrete deri edhe shpella të nëndheshme, i japin Parisit reputacionin e një qyteti misterioz. Parizianët, që nga origjina e ketij qyteti, një datojnë në antikitet, kanë shfrytëzuar nëntokën për të marrë gurët dhe ndërtuar mbitokën, duke krijuar kështu, me kalimin e shekujve një labirinth gjigantesk që në kohët moderne është shndëruar në një problem pa zgjidhje për arkitektët dhe urbanistët. Nga ana tjeter “Katafilët” (të pasionuartit pas katakombeve te Parisit) popullojnë në hije dhe ne ilegalitet këto galeri të shkretuara.

  • Sistemet nentokesore më të njohura:
  • Kanalizimet : Një rrjet i nëndheshëm që Victor Hugo e pagëzon « aparati tretës » i qytetit. dhe që përfshin ujrat e zeza dhe canalizimet e ujit të pishëm. Ky kanalizim, që daton që nga epoka romane, u modernizua nga ndërtimet gjiganteske të kryera nga Baroni Haussman (Osman) në gjysmë e dytë të shekullit të XIX.
  • Katakombet :« Nekropoli i nëndheshëm më i madh në botë  » dhe ku u shvendosën në fund të shekullit të XVII, nga varrezat e qytetit, eshtrat e gjashtë milion parizjanëve për arësye higjenike dhe ekonomike. Një pjesë e Katakombet mund të vizitohen – Metroja “Denfer Rocherau” adresa : Square de l'Abbé Migne 75014 Paris harta.
  • Metroja : Rrjeti i nëndheshëm më i fundit në Paris por dhe më i vizituari
  • Rrjeti telefonik : shpesh i instaluar në galeritë e nëndheshme apo në kanalet e ujrave të zeza
  • Interesante artikulli do të thoni ju, veç shikoni rezultatin në koridorin e zyrës time.

    20061017_008

    Sepse kur flitet për jetë të nëndheshme nuk duhen harruar banorët : minjtë, minjtë e arave (po po minjtë e medhenj sa një mace) dhe të tjera si këto.

    Publicité
    Publicité
    Commentaires
    Publicité