Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
13 novembre 2006

Ishulli "Saint Luis"

20061025_039

Ishulli Saint – Luis (në shqip Shënt Luigji) gjendet në qëndër të Parisit, mbrapa Katedrales Notre – Dame. Ky ishull e ka marrë këtë emër nga kisha e ndërtuar këtu nga Mbreti Luis IX (i mbiquajtur Saint Luis). Gjatë revolucionit fransez ishulli ndëroi emrin në « île de la Fraternité » (ishulli i vllazërimit), ndryshim që nuk duroi gjatë. Ishulli u urbanizua gjatë shekullit të XVII.

Për mua është një nga vendet shumë të bukura të Parisit ku duke parë ndërtesat e vjetra, ngjitur njëra me tjetrën,  me rrugët dhe rugicat e ngushta, imagjinoj pak një qytet mesjetar. Shikoni në fotografi, shtyn një portë dhe shikon lulishtet e brëndshme, magjike.

Il_st_luisMegjithëse një nga vendet më turistike në Paris, ku ishull është i frekuentuar shumë edhe nga qytetarët për të provuar akulloren më të mirë në Francë. Dyqani i akullores, dhe akullorja, quhen Berthillon (Bertijo(n))adresa : 31, Rue St. Louis en l´Ile (ne kryqëzimin e dy rrugëve kryesore të ishullit). Të gjitha baret këtu shesin akulloren por më e lira është aty ku prodhohet (shiko adresën më sipër) për më shumë unë preferoj të ulem në sallonin e artizanit ku shërbimi është shumë i mirë dhe për një diferencë të vogël mund dë provosh kupat që propozohen në menu. Një vizitë e Parisit nuk është e plotë pa një akullore Bertillon. Akullorja mund të blihet me shumicë.

20061109_002Një adresë tjetër jo aq e njohur por me cilësi sidomos për ata që preferojnë më shumë ëmblsirat se akulloret: CALIXTE, 64 Rue Saint Louis en L'Ile është në njëjtën rrugë me Bertillon

 

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité