Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 novembre 2006

Zgjedhjet presidenciale ne France

Zgjedhjet presidenciale në France janë zgjedhjet më të rëndësishme. Figura e presidentit për francezët është pak si Babai i kombit. Është Presidenti që emëron kryeministrin. Ky i fundit kritikohet e shahet për reformat e "këqia" të qeverisë. Shyqur që, kur moti nxehet shumë, Presidenti ndërhun për freskuar kohen. Dhe hop vendimet që mund të jenë të arsyeshme, nëse sindikatat, gazetarët ose opozita (për opozicion) i quan të "padrejta" hidhen ne kosh. Franca në këtë moment ka probleme, ekonomike në përgjithësi (mondializimi i ekonomisë, shpenzimet e shtetit, qëndrimi ndaj terrorizmit) dhe në veçanti papunësie (kujdes nuk mund të krahasohet papunësia këtu me papunësinë në Shqipëri, sidomos që këtu shteti është shumë më i fortë dhe asiston të papunët ekonomikisht dhe moralisht). Nga ana tjetër Franca, për mua, është një vend i vërtete socialist. Njerzit a quajnë normale që të gjithë duhen ndihmuar, shkolla dhe shërbimi shëndetsor janë falas.

Të kthehemi tek zgjedhjet te cilat janë vitin tjetër në maj më duket. Për të mos marrë vendime sot, partia e djathtë në pushtet, ose të pozicionuhen, partia e majtë në opozicion. Të gjitha partitë dhe ngjyrat politike janë në fushatë, dhe gazetarët diskutojnë dhe debatojnë pa fund mbi parashikimet (ose thashethemet) kush do prezontohet, kush mund të zgjidhet.

psPartia socialiste ( "e majta" që është shumë e mbështetur nga intelektualët) e zgjodhi më në fund kandidatin kandidaten. Po po, surprizë në botën politike francezët (e dominuar nga burrat), një candidate. Në fillim ishin 6 pretendenta, e gjashta një grua që pesë të parët e shikonin me mosbesim, pastaj ngelën tre (shiko fotografinë, në rradhën e parë i dyti dhe i treti). Pas disa debatesh përpara anëtarëve të partisë dhe në televizor, anëtarët e partisë sgjodhën njërën. Kujdes debatet ishin një çik fallco, debatuesit i njihnin pyetjet përpara debatit dhe gazetarët nuk kishin të drejtë të shtonin te tjera gjatë emisionit (!) udf

Ngelet partia e djathtë. Për momentin ka thashetheme se janë tre pretendenta. Më i vogli është dhe më ambiciozi. Do të shikojmë në ditët që vijnë.

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité