Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
22 novembre 2006

Moti në Paris

20061122_022Nuk mund të themi që e duam tamam një qytet nëse nuk e pranojme bashkë me të këqiat. Për mua, nëse duhet ta kritikoj Parisin, është për klimën e tij. Këtu, shumë shpesh koha është gri, sidomos gjatë week-endeve. Kur bie shi, dhe bie shpesh, sidomos kur ti nuk e prêt, është një shi koti. Shiu është i imët, ti mendon që nuk të duhet çadër, por po të ecësh më shumë se 10 minuta je i lagur dhe ke ftohtë. Shpesh bën ftohtë. Sigurisht që të gjitha ambjentet (dyqanet, metroja, restorantet, zyrat…) janë të ngrohura dhe nuk ke ftohtë si perpara gjatë dimrit në atdhe (për tani nuk mund të prononcohem), vetëm se ftohtë mund të bejë dhe në mes të korrikut. Arrij në atë pjesën që më “revolton” vërtet : Në Paris nuk ka verë. Që nga fillimi i majit në atdhe vishesh me mëngë të shkurtra dhe nuk e vret mëndjen se mos ke ftohtë, këtu edhe në mes të verës, duhet të jesh i armatosur me një triko. Kur nuk vesh pallton që në fund te shtatorit, i thua vetes që po mban mirë koha.

Nejse, këtë vit bëri kohë e mirë në këtë fillim vjeshte, ose unë kam filluar të mësohem me kohën këtu !

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité