30 novembre 2006

Nje kafe ne trotuaret e Parisit

Posté par tetena à 06:01 - - Commentaires [5] - Permalien [#]

29 novembre 2006

Gëzuar festën e Çlirimit

Nuk do të shkruaj një artikull shumë të gjatë mbi këtë date Peshku pa ujë argumentonn shumë mirë, doja vetëm të theksoja që debati mes ketyre dy datave (28 dhe 29 dhjetorit) është shumë i politizuar për mendimin tim. Pyetja që shtrohet është: a meriton Shqipëria të festojë dy festa, njëra që është festa e Falmurit (Shteti i parë Shqiptar pas 5 shekujsh pushtim) dhe tjetra Festa e Çlirimit nga forcat Gjermane ? Në ndërgjegejn kombëtare dhe në historinë e ketij populli, mendoj se duhen dalluar dhe festuar të dyja. Ndaj uroj gjithë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 06:30 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
28 novembre 2006

Festa e Flamurit

HIMNI KOMBETARRreth flamurit të përbashkuar,Me një dëshirë, me një qëllim,Të gjithë Atij duke u betuar,Të lidhim besën për shpëtim. Prej lufte veç ai largohet,Që është lindur tradhëtor,Kush është burrë nuk frikohet,Po vdes, po vdes si një DëshmorNë dorë armët do t’i mbajmë,Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,Të drejtat tona ne si ndajmë,Këtu armiqtë s’kanë vend. Se Zoti vet e tha me gojë,Që kombe shuhen përmbi dhe,Po Shqipëria do të rrojë,Për të, për të luftojmë Për të gjithë shqiptarët kudo që janë, Gëzuar festën e... [Lire la suite]
Posté par tetena à 06:46 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
27 novembre 2006

Philippe Noiret

Nuk mund të mos shkruaja një notë për aktorin francez Philippe Noiret (Filip Nuare) që vdiq para disa ditesh nga një sëmundje e rëndë në moshën 76 vjeçare. E mendova gjatë për të gjetur nëse kjo dëshirë vinte nga jeta ime në Francë dhe identifikimi gjithnjë e më shumë me aktualitetin kulturor francez. Përgjigja ishte jo. Janë dy filma shumë të bukur, dhe shumë të ndryshëm mes njëri tjetrit, që më bëhjnë të shkruaj këtë homazh për aktorin. Filmi i parë është “Le vieux fusil » ku luan edhe aktorja Romy Schneider. Është një nga... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:05 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
24 novembre 2006

Shitje personazhesh te bera nga nje artiste

Ftese per ata qe jetojne ne Paris Te shtunen 9 dhjetor deri te djelen 10 dhjetor 2006nga ora 10 deri ne oren 19 ne 56 avenue Jean Jaurès 75019 PARIS M° JAURÈSne oborr shtepia majtas01 74 30 21 8006 32 46 90 41http://mariellebazard.canalblog.com Marielle, ben nje shitje private. Te gjithe ata qe jane te interesuar mund te shkojne direkt tek adresa e mesiperme
Posté par tetena à 21:47 - Commentaires [4] - Permalien [#]
23 novembre 2006

Marc Levy

Siç kam shkruajtur në blogun e Lily-t në Angli, për të shtyrë kohën e udhëtimit me tren nga shtëpia deri në punë lexoj një libër. Mua më pelqen cfardolloj literature, e rëndësishme është që të jetë shkruar mirë ose historia të jetë interesante. Në këtë notë desha të flisja për një autor që lexohet shumë mirë në tren ose autobus. Emri i shkrimtarit është Marc Levy (Mark Levi). Ky është një shkrimtar francez, ka jetuar gjatë në Amerikë dhe librat e tij kanë një sukses planetar. Où est – tu ? – tregon historinë e dy fëmijëve... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:03 - - Commentaires [2] - Permalien [#]

22 novembre 2006

Moti në Paris

Nuk mund të themi që e duam tamam një qytet nëse nuk e pranojme bashkë me të këqiat. Për mua, nëse duhet ta kritikoj Parisin, është për klimën e tij. Këtu, shumë shpesh koha është gri, sidomos gjatë week-endeve. Kur bie shi, dhe bie shpesh, sidomos kur ti nuk e prêt, është një shi koti. Shiu është i imët, ti mendon që nuk të duhet çadër, por po të ecësh më shumë se 10 minuta je i lagur dhe ke ftohtë. Shpesh bën ftohtë. Sigurisht që të gjitha ambjentet (dyqanet, metroja, restorantet, zyrat…) janë të ngrohura dhe nuk ke ftohtë si... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:24 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
21 novembre 2006

Fund dite në rrugët e Parisit

Imazhi i një francezi në filmat amerikan është një burrë në biçikletë me një kasketë në kokë dhe një buk baget (baguette) nën sqetull. Që kur kam ardhur këtu, ka më shumë se tetë vjet, nuk kam parë ndonjëherë një francez të përshkruar si mësipër. Për mua, si duhet të gjeja diçka që përfaqësonte një skene në të perditshmen francezët, është kjo fotografi. Në fund të ditës, këtu është e djelë, të gjithë tregtarët e vegjël pastrojne me vullnet dhe aplikim pjesën e trotuarit përpara dyqanit të tyre. Dhe kjo çdo ditë, megjithëse çdo... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:11 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
20 novembre 2006

Zgjedhjet presidenciale ne France

Zgjedhjet presidenciale në France janë zgjedhjet më të rëndësishme. Figura e presidentit për francezët është pak si Babai i kombit. Është Presidenti që emëron kryeministrin. Ky i fundit kritikohet e shahet për reformat e "këqia" të qeverisë. Shyqur që, kur moti nxehet shumë, Presidenti ndërhun për freskuar kohen. Dhe hop vendimet që mund të jenë të arsyeshme, nëse sindikatat, gazetarët ose opozita (për opozicion) i quan të "padrejta" hidhen ne kosh. Franca në këtë moment ka probleme, ekonomike në përgjithësi... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:59 - - Commentaires [0] - Permalien [#]
19 novembre 2006

Partia Socialiste Franceze

Kjo është qëndra e Partisë Socialiste Franceze për dy lagje te Parisit. E bëra këtë fotografi se sigla e PS Franceze më kujton siglën e një Partie tjeter të quajtur socialiste. (rue montorgueil, Paris)
Posté par tetena à 22:44 - - Commentaires [0] - Permalien [#]