Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
7 décembre 2006

Guzhinë Greke

Dje, gjatë pushimit të drekës shkova të shikoja koleksioni e lodrave për festat. Vendi më i përshatshëm në Paris janë “Les Grands Magasins”, e perkthyer fjalë për fjalë “Dyqanet e Mëdhaja” ku gjen gjithshka, bile edhe nje supermarkato me ushqimet më të mira dhe me guzhinierët e guzhinave të ndryshme dhe më të njohura në Paris. Meqë duhet të ushqehesha dhe kisha mundësinë të zgjidhja, thashe po shkoj të ha ndonjë gjë greke. Na standin grek, më shërbeu një çun që duke më folur më thotë “më fal nuk e di përse por desh ju fola në një gjuhë të huaj”, unë e pyes në çfarë gjuhe, megjithëse dyshoja pak për origjinën e tij, dhe ai më përgjigjet “në greqisht”, I them duhet të jetë per faktin se jemi komshinj. Qeshëm dhe pastaj filluam të ribënim botën dhe ramë dakord të hiqnim kufijtë në Ballkan, ai ishte për ta vendosur kryeqytetin në Selanik (!) dhe unë e fala se admironte Kadarenë si shkrimtar. E gjithë kjo histori për të thënë që, e para jasht Ballkanit gjejmë plot gjëra të përbashkëta me komshinjtë dhe e dyta, po të vini në Paris grekduhet ta provoni vërtet guzhinën e rafinuar të restorantit Grek :

"Mavrommatis"
42, rue Daubenton - 75005 Paris
Metro linja 7: Censier-Daubenton
tel.01.43.31.17.17
Site Internet : www.mavrommatis.fr
Galerie Lafayette Homme në katin e dytë

Publicité
Publicité
Commentaires
N
Na ndodh të gjithëve kjo.Akoma dhe ndokujt(si puna ime) që e ka pasion gjuhën dhe merret me shtypin.Kur je jashtë, shumë fjalë i përdor vetvetiu të përshtatura në gjuhën që dëgjon përditë.Gjithë të mirat!
T
Ja nje nga te keqiat e mergimit, harrojme nje cik gjuhen. Kjo eshte ne fakt edhe nje nga arsyet e ketij blogu.
N
Quhet kuzhinë,Tena. Veçse, nuk besoj se ka ndonjë rëndësi të madhe. Rëndësi ka se ç'gatuhet në të!Kam dhe një uriiiiiiiiiiiiiii.
T
thuhet guzhine apo kuzhine !?
T
Ne fakt mendoj qe duhet ta pranojme qe te gjithe vendet e ballkanit kemi nje baze te perbashket ne guzhine qe vjen nga turqit dhe pastaj secili e ka pershtatur sipas shijeve te veta. Kur shkoj per te ngrene guzhine greke, shkoj per te ngrene nje gje qe i ngjan me shume guzhines shqiptare. <br /> Per bukurite e Greqise, nuk dyshoj shpresoj ti zbuloj se shpejti<br /> Sa per kushuririn, do bej nje mesazh mbi nje liber qe shkruan mbi temen vetem me duket se libri egziston vetem ne frengjisht?
Publicité