Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
17 décembre 2006

Një grua e lirë në shoqërinë shqiptarë

Marrë nga intervista e Delina Ficos në Gazetën Shqip

Si zgjohesh në mëngjes, me humor të mirë apo të keq? Jam përmirësuar shumëJ. Dikur ngrihesha me humor të keq. Një mike e ngushtë ende më tall për këtë gjë. Por tani, të paktën, them ‘mirëmëngjes’
Shumë njerëz të konsiderojnë “grua tip”. Si e përktheni këtë? Në Shqipëri kjo shprehje përdoret me kuptim të mirë, ndaj më pëlqen, pavarësisht se nuk e kuptoj saktësisht se ç’do të thotë. Më pëlqen të jap e të marr fjalë të mira e mirësi, ndaj do ta pranoj edhe këtë.
Si mund të jetë një grua e lirë në shoqërinë shqiptarë? Nuk ka një model të vetëm për të qenë i lirë, as këtu e as diku tjetër. Njerëzit, përfshi edhe gratë, duhet të jenë të lirë të zgjedhin si jetojnë, çfarë mendojnë, çfarë bëjnë. Ndaj një grua e lirë në Shqipëri është ajo që ndjen se të gjitha dyert e mundësitë janë të hapura për të. Mund të jetë një grua , e cila bëhet aviatore dhe ndihet e lirë, por edhe një grau që zgjedh t’i kushtojë disa vite të jetës së saj mirërritjes së fëmijëve.
A ndryshon dashuria në varësi të gjinisë? Nuk mendoj se ndryshon si ndjehen burrat dhe gratë kur dashurojnë, por ndryshon shumë mënyra si burrat dhe gratë e shprehin dashurinë. Si është titulli i atij librit? “Burrat vijnë nga Marsi, gratë vijnë nga Venera”. Fatkeqësisht, shoqëria njerëzore që është ende patriarkale, ku më shumë e ku më pak, i mëson djemtë që të jenë të fortë, të mos qajnë, të mos shprehin emocionet e kjo u shkakton shumë trauma emocionale e psikologjike kur bëhen burra. Ne gratë jemi me fat në këtë drejtim: qeshim, qajmë, gëzohemi, hidhërohemi kur të duam dhe sa të duamJ E egzagjerova pak, por është në thelb kështu.
A ke tradhëtuar ndonjëherë? Mmmmmm. Po. Ama, veç një herë.
Kur keni tradhëtuar, e keni fshehur apo keni marrë përsipër rrezikun dhe jeni treguar e sinqertë? Jam treguar e sinqertë dhe kam marrë përsipër rrezikun, se më pëlqen të rrezikojJ dhe e kam treguar. Por, nuk mendoj se ishte ide e mirë, pavarësisht se partnerit tim të asaj kohe nuk i bëri shumë përshtypje. Nuk më duket ide e mirë, se ti që tradhëton e thua, ndihesh mirë: të duket vetja njëri i lartë, se u tregove e sinqertë. Por, vret ndjenjat e tjetrit, për më tepër, nëse ajo histori (kur tradhëtove) është e kaluar tashmë për ty dhe s’ka qenë e rëndësishme as kur filloi.
Mashkulli ideal është ai që jo vetëm të dashuron, por edhe të kërkon të martohesh me të dhe të kesh fëmijë? Kur ta gjesh mashkullin ideal, eja ma trego dhe mua. Bëj shaka. Burri ideal është ai që të do, të respekton, të trajton si të barabartë dhe unike. Pastaj, një burrë e një grua mund të bëjnë ç’të duan me këtë dashuri: të vendosin të jetojnë një vit duke shëtitur nëpër ishujt e Oqeanit Paqësor ose të martohen e të bëjnë fëmijë, ose çfarëdo gjëje tjetër interesante për të dy.
Përse nuk jeni martuar? A do donit të ishit nënë? Nuk kam pasur kurrë një marrëdhënie të qartë me martesën. P.sh., asnjëherë nuk kam parë një fustan të bardhë e të kem thënë: Si do të dukesha unë në të? Dhe kur isha 19 vjeç dhe një djalë, me të cilin u shoqërova vetëm tre muaj, më kërkoi të fejoheshim, u mërzita shumë. M’u duk sikur nuk më donte aq sa e doja unë, ndaj kishte nevojë ta kodifikonte marrëdhënien për të mbushur boshllëkun ku duhej të kishte qenë dashuria. Unë besoj shumë tek dashuria, ndaj nuk e kam kuptuar asnjëherë shumë mirë pse më duhej martesa. Por, nuk kam vrarë ndonjë burrë që më ka propozuar martesëJ dhe besoj tek lumturia e atyre që janë të martuar.
Ç’ mendoni për abortin? Respektoj fanatikisht të drejtën e grave për të vendosur për trupin e tyre. Nuk mendoj se aborti është mënyrë për të bërë planifikimin familjar dhe shteti e shoqëria kanë për detyrë të krijojnë të gjitha kushtet që çiftet të planifikojnë kur duan të kenë fëmijë e sa fëmijë duan të kenë. Por, nëse kushtet janë të tilla që sjellja në jetë e një fëmije është ë pamundur, atëhere në analizë të fundit gruaja dhe vetëm gruaja duhet të vendosë për atë që po ndodh në trupine saj.
Keni një mik? Jeni e lumtur me të? Lumturia është fjalë e papërshtatshme për të përshkruar një gjendja që zgjat më shumë se një moment apo një orë. Këtë ma ka thënë për herë të parë mësuesja ime kujdestare e shkollës së mesme. Atëhere nuk e kuptova, por tani e di se për çfarë e ka fjalën. Shumicën e kohës jam e kënaqur dhe e gëzuar. A vjen kjo nga prania e një miku që mund ta kem shumë xhan apo ngaqë unë jam njeri i gëzuar si rregull, kjo është e vështirë ta përcaktoj. Mund të jetë që arsyeja kryesore është se nga ana e nënës jemi gjenetikisht të programuara që të jemi njerëz të gëzuarJ.
Keni punuar në Kosovë në vitet e pasluftës. Çfarë ju pëlqen dhe nuk ju pëlqen nga ai vend? Po i lë mënjanë këto muhabetet e tipit: Ah, më pëlqen shumë Parku i Sharrit!, se besoj se Ballkani në përgjithësi ka një pejsazh interesant. Më pëlqejnë shumë gjëra në Kosovë që kanë të bëjnë me njerëzit dhe shoqërinë aty. Më plëqen që ka një sistem më të përcaktuar marrëdhëniesh njerëzore dhe një respekt më të madh për vlerat njerëzore se këtu në Shqipëri. Fakti që ti je një gazetare e re e suksesshme është një arsye shumë e fortë në Kosovë që të të respektojë kushdo. Më pëlqen anagazhimi me punët e komunitetit dhe dëshira e një pjese të madhe të njerëzve që njoh e me të cilët kam punuar në Kosovë, për të dhënë diçka nga vetvetja për të mirën e shoqërisë. Më pëlqejnë disa grupe të rinjsh prishtinalinj që janë shumë cool dhe jetojnë me të mirën e kulturës aktuale europiane dhe më pëlqen shumë, po vërtet shumë, Metro KafeJ. Nuk më pëlqen kulti për babain që kanë shumë njerëz që njoh në Prishtinë. U kam thënë disa prej tyre se liria e tyre personale fillon nga heqja dorë nga adhurimi i babait, gjë që nuk e përjashton respektimin e figurës së tij. Dhe nuk më pëlqen ndotja e ajrit të Prishtinës nga ngrohtorja e qytetit. A mjafton?
Ju vetë keni modele apo ndiqni vetëm Delinën? Kam modele shumë të mira, por vështirë është të t’i them të gjitha me emër. Nëna ime është një model fantastik për dashurinë e gëzimin pafund që mbart në vete dhe ndan me të tjerët. Një pedagoge në fakultet dhe një mike që e kam patur mentore në punë janë modele shumë të mira për përkushtimin profesionale dhe dashamirësinë me të cilët promovojnë të rinjtë. Motra ime dhe një mike e ngushtë kanë qenë modele për guximin për të sfiduar kufijtë e mentalitetin e kohës. Një mik i vjetër ka qenë model për guximin për të eksperimentuar me kufijtë e lirisë personale dhe për të ndenjur gjithnjë larg mediokritetit. E kështu me rradhë.
Të frikëson termi “Shqipëria e madhe”? Jo. Pse? Unë mendoj se vetëm të mira do të ketë nga një shkëmbim më intensiv politik, ekonomik, shoqëror dhe kulturor mes shqiptarëve që jetojnë në Ballkan. Për shaka, kur punoja në Kosovë, u thoja shokëve nga Tirana: “Punoj në Shqipërinë e Madhe”.
Pas një dushi të ngrohtë mendoni të bëni dashuri apo të bëheni e bukur dhë të takoni një mik? E para.
Merreni shumë me problemet e gruas. Më thoni tre më thelbësoret për gruan shqiptare. Çështja e çështjeve është fakti që në përgjithësi gratë shihen si qytetare të dorës së dytë, njerëz që duhet t’u nënshtrohen gjithnjë kërkesave dhe interesave të të tjerëve dhe që duhet të drejtohen nga të tjerët. Ekstremin e kësaj mënyrë të percpetimit të rolit të grave në jetën private dhe publike e ka përshkruar shumë mirë një mikja ime e fakultetit që thoshte: “Në Shqipëri je grua e shkëlqyer nëse je shumë e mirë në punë, kujdesesh për burrin dhe fëmijët dhe i bën shërbim edhe vjehrrës që ka zënë shtratin”. Lidhur ngushtë me këtë është edhe shkelja e të drejtave të grave. Një shëmbull ekstrem është dhuna ndaj grave që fillon me abuzimin me fjalë dhe përfundon me përdhunimin dhe vrasjen e grave e vajzave. Nëse ka një gjë që duhet të bashkojë çdo qytetar të këtij vendi kur është fjala për të drejtat e grave, është që duhet t’i themi ‘stop’ dhunës ndaj grave dhe vajzave. Dhe t’i thuash ‘stop’ dhunës fillon nga vetja, fillon nga trajtimi me respekt dhe si qenie njerëzore e barabartë të gruas, partneres, koleges, nënës, vjehrrës, motrës, vajzës, kalimtares. Por edhe angazhon qeverinë, policinë, sistemin e drejtësisë, median e çdo segment tjetër të shoqërisë shqiptare që të ndëshkojë ata që dhunojnë gratë dhe ta trajtojë dhunën ndaj grave si absolutisht të papranueshme dhe të patolerueshme nga pikëpamja ligjore, shoqërore dhe kulturore. Së treti, varfëria dhe mungesa e shërbimeve dhe ndihmës së mjaftueshme dhe të përshtatshme shoqërore dhe mjekësore rëndon në rradhë të parë dhe mbi të gjitha mbi gratë që kujdesen për familjen e janë herë-herë edhe të vetmet drejtuese të familjes.
Më thuaj një fjalë në gjuhën kineze, por jo si e shqiptonit në moshën dyvjeçare. ‘Uo çin çin’ – mos më kërko ta shkruajJ --, që do më thënë “unë të puth”. Ia shkruante mami babit në fund të shënimeve që i linte mbi tavolinë kur unë dhe motra ishim të vogla.
Në cilën stinë të pëlqen më shumë Tirana? O, xhan e kam Tiranën unë gjithnjë! S’di të të them.
Ku do i festoni Krishtlindjet? Po Vitin e Ri? Krishtlindjet në Tiranë ndoshta me një darkë me miqtë. Vitin e Ri në New York ku kam prindërit dhe motrën me familjene saj. Por, edhe sepse më ka marrë malli për të ecur në rrugët e New York-ut.
Mos më thuaj që mikut tuaj, Ramës, do t’i uroni një mandat të tretë? Edit i uroj shumë sukses në të gjitha përpjekjet e tij në politikë, jo vetëm për të, por mbi të gjitha për të mirën e Shqipërisë.

Publicité
Publicité
Commentaires
Publicité