Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
1 février 2007

Shkurt cigares

fumerDuke filluar që sot, është e ndaluar të pihet cigare në Francë në të gjitha ambjentet publike. Restorantet dhe kafetë përjashtohen nga kjo masë vetëm për një vit. 2008 do të jetë viti i dënimit me vdekje të cigares. Çfarë mebndoj unë. Le të jemi llogjik :
1. cigarja është shumë e dëmshme për shëndetin dhe është shkaku i parë i kancerit në mushkëri – (me vdekje cigaren)
2. cigare pirësit pasif (quhen ata qe nuk e pinë cigaren vetëm se janë të ekspozuar ndaj tymit për shkak të të tjerëve) – janë të prekur nga kanceri njësoj – (me vdekje cigaren).
3. Ambjentet e tymosura, mezi merr frymë ose hiri i ftohtë mban vërtet një erë të tëmerrshme – (me vdekje cigaren).
4. etj – (me vdekje cigaren).
5. etj – (me vdekje cigaren).
Vetëm nuk e di pse më kujtohet një film fantastiko – shkencor ku ata që pinin duhan ishin jasht ligjit. Unë nuk jam kundra ndalimit, në atdhe mendoj bile që duhet vendosur nj çik rregull, vetëm më duket i ekzagjeruar ky persekutim pa kufij i cigarepirësve. Nuk e di çfarë mendoni ju.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Candyland - mireserdhe tek blogu im. Kam pershtypjen qe jemi ne nje mendje. Duhani sigurisht eshte i demshme veç ekzagjerimi i ndalimit deri ne persekutim, me vjen turp qe me vjen mire qe duhani eshte i ndaluar.
Olti, nuk mund te te pergjigjem ne emrin e te tjereve, une personalisht jam ne nje mendje me ty, sidomos per perdet. Mbase ndaj nuk kam perde ne shtepi (ha ha).
O
Me pëlqyen shumë mendimet tuaja dhe është mirë të dish mendimin e shqiptarëve që jetojnë në vënde të tjera të botës. Mua më kujtohen muret dhe perdet të verdha nga duhani, besoj se të gjithë e keni jetuar.
Pêr këtë punën e duhanpirësve më duket se po i largojnë nga shoqëria, me pak llafe e urrej duhanin sidomos atë erën e duhanit të fikur.Po më duket e egzagjeruar, për më shumë nuk mëduket shumë e menduar nga "qeveria" shpresoj që është zgjidhja e duhur.
C
Tena, ndoshta eshte pak e tepruar tu ndalosh njerezve te pijne duhan ne vendet ku atyre ju shijon me shume por nga ana tjeter ama (une nuk e pij) me behet qejfi kur dal ndonjehere dhe rrobat nuk me mbajne era duhan ne fund te dites. :)
T
Eni, edhe unë aty e kam hallin tek izolimi, etiketat e njerzve të mirë dhe njerzve jo të mirë dhe të « këqinjtë t’i izolojmë.

Eda, sigurisht nuk dua të them që cigarja është e mirë, veç nuk jam shumë për persekutimin.

Elais, ajo që kam frikë unë tek statistikat është që kur themi 1/20 na duket shifër e vogël dhe nuk e imagjinojmë që flasim për njerëz – nejse si të gjithë edhe unë bëj të njëjtin lexim të statistikave.

N.Ago kisha dëgjuar që data e lënjes së duhanit hyn në historinë personale si një datë shumë e rëndësishme.

Edrus, jeta pa mëkata është jetë për tu sakrifikuar në Partinë komuniste, nuk e di nëse të kujtohen barcoletat mbi këtë temë. Nejse dëgjova që në një diskotekë ku pihet duhan, niveli i polucionit është 10 herë më i madh se niveli kritik ?

d.x. mirëserdhe. E kam parë blogun tënd po nuk kam pasur mundësi të lexoj artikujt se janë shumë të gjatë. Veç japim fjalën. Nga ana tjeër ti e ke gropën në gjoks apo në kurriz (nëse je lab i vërtetë duhet të dish t’i përgjigjesh pyetjes)

A. mirëserdhe në blogun tim. Edhe unë i kam tmerr banjot publike dhe megjithëse nuk pi duhan, shpesh kur një njëri ndez një cigare e kam qejf erën. Nga ana tjetër kam punuar vetëm një herë me një tip që pinte cigare në zyrë dhe ishte tmerr..
A
Mos lejohen banjot publike te pasterilizuara...sa do doja te ekzistonte kjo gje. Nuk kam pare statistika ende per kete...por besoj qe miliona semundje merren vetem nga banjot publike, qofte keto ne ambiente publike,zyra,shkolla,restorante...etj.

Sa per kete luften kundra duhanit..dhe idene se si te shohin njerezit venger ne pikat Smoking-free kur luan me paketen...

kam nje ide: sikur te jetonim ne nje qytet ku duhanpiresit te jene te lire te tymosin, dhe ata qe nuk preferojne te pijne, marrin patch gratis kundra sindromit: "ti pi duhan, une semurem" .

dhe ne vdesim heret, dhe ata mund te tregojne historite e tyre, dhe koleksionin falas te patcheve nder vite.
Publicité