Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
7 février 2007

Muzeu i Arkivave të Parisit.

20060729_025Marais (mare) është një nga lagjet e vjetra të Parisit. Është një vend afër punës time dhe unë bredh shpesh. Këtu rrugët janë të ngushta dhe ndërtesat e vjetra, veç mund të ndheshësh gjithashtu këtë pallat. Bëhet fjalë për Arkivat e vjetra të Parisit, sot muzeu I arkivave dhe mund të vizitohet (oraret). Pallati (quhet l’Hôtel Soubise –subiz) I ndërtuar rreth viteve 1380, ka marrë pamjen e sotme gjatë viteve 1700. Thashethemet janë që punimet e transformimit, shumë të shtrenjta, janë paguar nga Mbreti I famshëm Luis XIV, si shpërblim I favoreve ta akorduara nga e zonja e shtëpisë (në Francë ka gjithandej historira dashurie ose pallimesh mund ti shikosh si të duash) Gjatë Revolucionit Francez, ky pallat u kthye ne një depo baruti, i gjetur ky i fundit në Bastille (Bastijë), më pas shnërohet në një fabrikë endjeje, dyqan peliçesh për tu blerë më vonë nga Napoleoni i I më 1808 për të ruajtur arkivat e shtetit. Ky pallat pra, ka strehuar dollapin e famshëm metalik ku ishin vendosur origjinali i kushtetutave suksesive nga viti 1791 deri më 1958, testamentet e mbretit Luis XIV dhe Napoléon të parë.

LesArchives

Kisha kohë që e kisha parë këtë ndërtesë të bukur dhe fakti që doja të botoja fotografitë këtu, më shtyu të mësoja pak më shumë. Për më shumë fotografi këtu.

Publicité
Publicité
Commentaires
K
Tena me gjithe qejf mund te shihemi per nje dreke afer Hôtel de Ville. Ndoshta eshte me mire qe te komunikojme me email per te rene dakort per nje date... Se shpejti
T
Keta, kur te duash mund te pime nje kafe, te hame nje sanduiç ose nje restorant te shpejte ne dreke. Une mund te marr deri nje ore e gjysem ne dreke dhe punoj tek stacioni Hotel de ville te linjes 1.
K
Mirdita Tena,<br /> Ah ke te drejte ta duash kete qytet edhe pse nganjehere ritmi i jetes mund te jete marramendes. E njoh mire lagjen ku ti punon pasi para disa muajsh kam punuar jo larg dhe tani jam e perqendruar afer "Bastille". Do te mundohem te vij me shpesh ne blogun tend. Shpresoj se shpejti gjithashtu.
T
Mireserdhe Keta ne kete blog. mbase me ne fund nje shqiptare qe jeton ne Paris dhe qe ve komente tek blogu im !<br /> Une e dua shume kete qytet se me duket sh i bukur dhe me gezon shume fakti qe me ne fund po punoj ne Paris. Shpresoj se shpejti.
K
Urime Tena per kete blog. Ne fakt kam zbuluar rastesisht blogun tend e te pergezoj per menyren qe ke gjetur per te folur per Parisin, jeten ketu si dhe vendet e tua te preferuara. Eshte e vertete se “Le Marais” eshte nje nder lagjet me te vjetra te Parisit ku mund te vizitosh muze te ndryshem si ai i historise se Parisit, se Picasso apo thjesht Shtepine e Victor Hugo...<br /> Faleminderit e te uroj nje fundjave te kendshme
Publicité