Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 février 2007

iPhone

ephone_2_Nė kėtė notė doja tė flisja pėr iPhone. Nuk e di nėse e keni parė vetēm mua mė pėlqen vėrtet shumė. Mė kujton njė libėr fantastiko - shkencor, mbase i vetmi i lejuar nė atė kohė nė atdhe, nuk e mbaj mėnd titullin dhe autori ishte Flamur Topi nė mos gaboj. Nė libėr pėrshkruhej njė aparat komunikues pa fil dhe qė mund ta merrje me vete gjithandej. Aparati kishte cilėsira tė paimagjinushme, telefon me figuren, enciklopedi, fjalor etj, etj qė nuk mė kujtohen. Kur thua fantastiko - shkencor pėr mua ishte qė gjėrat nuk mund tė ekzistonin prej tė vėrteti, bile as nė ėndėr, por nė fakt teknollogjia zhvillohet kaq shpejt dhe unė e dua kėtė telefonin si ėndra e paimagjinueshme e fėmijėrisė time.

Karakteristikat qė mė duken fantastiko - shkencore :

- telefoni
- iPod, walkman video dhe audio me njė ekran 3,5’’
- Ditar elektronik
- GPS nė variantin tjetėr (pra e mundshme dhe e parashikuar)
- Aparat fotografik, kamera me 2megapixels
- Lidhja me intrentin pa tel - bluetooth
- Aplikime informatike tė ndryshme si p.sh. mesazhet mail, google maps, etj etj.

Karakteristikat teknike: autonomi deri 16 orė, aparati pėrbėhet vetėm nga njė ekran dhe nuk ka butona veē njė pėr ta ndezur dhe pėr tu kthyer tek menuja kryesore. Ekrani shndėrohet nė njė bashkėsi butonash qė funksionojnė duke i prekur lehte me gisht ose me gishta pėr ata qė shkruajnė shpejt.

Telefoni do tė jetė nė treg duke filluar nga qėrshori i kėtij viti nė USA, nga fundi i vitit pėr Europėn dhe nė fillim tė 2008 pėr Azinė. çmimi parashikohet mes 499$ pėr njė kapacitet 4Go dhe 599$ pėr 8Go. Pres sigurisht ofertat e firmaveve tė celulėrėve kėtu qė ofrojnė shumė ulje çmimi nėse mer njė kontratė mbi 1 ose 2 vjet.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Hajde Gjergjo se nuk eshte nje Ferrari dhe gruja do pranoj te ta bej dhurate me kenaqesi nese i blen edhe asaj (ha ha) se po te shikosh debatin ketu gocat jane me te temerrshme.
G
...kam vendos me len gruan edhe kalamajt per ket telefonin. :D
T
bizele, shyqur qe edrus reagon se raporti qenka degjeneruar fare. (ha, ha)<br /> <br /> Eda na shkoi jeta duke bere kurse por me sa duket qenka konkurenca !
E
Ta beje dhembin sa te elefantit cupa,se po s'e mora vete i pari s'ka per ta marre njeri tjeter ne shtepine time :)<br /> <br /> Fundja mund te pres ndonje version me monitor nje cike me te madh(te pakten 5'')
E
Duhet te besh kurs para se te blesh telefonin.
Publicité