Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
14 février 2007

Mbi Dashurinë (me D të madhe sigurisht)

amour

Nuk dija çfarë të shkruaja sot, ose me saktë nuk doja të shkruaja për festën e radhes se të gjithë po flasim për të. Ndërkohë, ngado që hedh sytë është e paevitueshme. Atëhere vendosa të shkruaj diçka mbi dashurinë. Ajo që më intereson më shumë këtu, janë fjalët e ëmbla qe mund të shkëmbejmë në dashuri. Kur një jo-shqipfolës më pyeti se si mund t’i drejtohemi të dashurit (dashurës) në shqip, nuk dija çfarë fjale t’i thosha. Me në fund, ishte ai që më kërkoi t’i përktheja shprehjen franceze aq te njohur « mon amour » [mon amur], në shqip. Sa herë , më pas, më thoshte « dashuria ime », më dukej shumë çudi, dhe nuk ishte theksi por më shumë shprehja që më dukej si një gjuhë jashtpkësore ? Po të ishit në vëndin tim, çfarë shprehje ose fjalë do të zgjidhnit ?

Këtë fotografi e kam marr në Romë dhe mu duk shume interesante se si mund të kyçemi me të dashurin.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Simbad, mireserdhe ne blogun tim. Une jetoj ne Paris per momentin dhe me mengon nje çik atdheu ndaj dhe ky blog.
Une nuk bej pjese tek organizimi i ekspozites. Ishte vetem nje lajm qe e botova per te rritur pjesmarrjen. Pres edhe une te rejat mgjth nuk kam derguar foto. Shpresoj se shpejti te pakten ne blogjet respektive.
S
Miredita !
Urime per kete blog te ndertuar shume bukur dhe teper interesant.Nderkohe,ju falenderoj qe keni pare timin dhe me keni lene nje shenim.Si bashkeatdhetare,mendoj se shte mire te mbajme vazhdimisht kontakte.Une banoj ne Bordo dhe blogu im eshte nje "hobby",ku une hedh shenime me mbresa te ndryshme,kryesisht te natyres artistike e sidomos letrare ( poezi ).Nderkohe,ju them se konkursin e fotografise,kam nisur edhe une nje foto,po patet mundesi shihni ne se eshte perfshire edhe ajo mes fotografive te tjera.Ju dergoj pershendetje miqesore si edhe shume pergezime per blogun tuaj
Simbad
T
shqipo keto jane diskutimet e te pamartuarve, ose gabohem mbase, nejse une nuk kam qene dakord me martesen per te mos vene zinxhira, nderkohe kur u martova me ate njeriun qe dua me pelqeu dhe per momentin nuk kam ndonje gje kontra.
S
une jam me ate qe tha Elais.

kjo foto shume interesante, pavaresisht se eshte konteksti, sic u tha ktu, me vret i cik, meqe jane te mbyllura kto drynat. por... ndoshta i kane mbyll qe mos t'i rrjepin robt.

ktu ne amerike kane nje shprehje per martesen "ball and chain": ju kujtohen ato filmat e kohes se Chaplin me ata te burgosurit qe terhiqnin ato topat e medhenj te metalit me zinxhir te kemba? :)
T
toni, kur shkruajta kete tekstin, prisja komente qe do te sillnin fjale te emnbla qe thuhen sot ne shqip mes te dashurve. Mendoj qe fjalet e dashurise nuk kane ekzistuar ne atdhe dhe ne, "te jashtmit", i kemi zevendesuar me shprehjet e vendit.
shpirti im eshte shume i bukur per me shume qe nuk egziston ne frengjisht dhe mua me duket me i forte, nga ana tjeter une e perdor per kalamaqerit. Atij qe i them mon amour, nuk arrij t'i them shpirti ?? (kokdere çfar t'i besh).
Publicité