Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
15 février 2007

Supë japoneze origjinale

20060916_003

Të gjithë, këto kohët e fundit flasin për kuzhinën japoneze. Dikush e përmendi këtu dhe një tjetër këtu. Një nga restorantet që këshilloj unë, para një kinemaje, ose mbas, ose në drekë kur nuk ke kohë ose për një turist të lodhur dhe jo me shumë të holla (edhe ata që kanë shumë, nuk ka kontroll në hyrje), është një restorant japonez por jo me sushi, ha ha tjetra për të ndryshuar një çik. Nje traditë e kuzhinës japoneze janë edhe supat.

20061230Noel_055

Në këtë mencë restorant është fantastike (megjithëse një çik me tym) te shikosh guzhinierët si punojnë. Ekipi është efikas dhe muret janë të mbushura me menunë në japonisht. Kush është i interesuar mund të blejë dhe gazetën e ditës, sigurisht në japonisht. Theksoj faktet e fundit për të forcuar idenë që është kuzhina e vërtetë e bërë për japonezët.

resto_japonaisKlikoni tek fotografia (dhe duhet zmadhuar shumë, shumë, ...)për të parë detajet në menu.

Adresa:
32 bis rue Sainte Anne
75001 Paris
Metro Pyramides (linja 14 dhe 7)

Publicité
Publicité
Commentaires
T
ania, ky eshte nje restorant tipik japonez qe ndryshon nje çik nga sushi etj . Ta keshilloj vertet ta provosh se eshte sh interesant.

duhet te shkruaj se shpejti per nje restorant vietnamez ne lagjen 13 te Parisit veç nuk po behem mukajet (me pelqen kjo fjala e fundit).

per resto shqiptar, mbase nje dite !
A
Tena po pse s'ke vene nje restorant japonez ku dhe sushi apo s'te pelqejne?
Mua me pelqejne shume si sushi-t edhe "brochette"-at e pa harruar, sigurisht, edhe supa :)

Une per ne Paris keshilloj restorantet japoneze ne lagjen Montparnasse, ne rrugen e teatrave, sepse ka shumellojshmeri dhe çmimet jane te arsyeshme.

Po ndonje restorant kinez/vitnamez/thailandez te mire njeh njeri?

Sa per restorant shqiptar ne Paris me vjen keq qe nuk ka, sepse do te ishte me te vertete diçka shume interesante.
T
Miredita dhe mireserdhe zog ne kete blog. Nuk ekziston restorant shqiptar ne Paris. Nje restorant grek ose turk i vertete mund t'i afrohet pak po sigurisht jo fast-food
Z
pershendetje
do desha te veja ne nje restorant shqiptar ne paris .
A ekziston valle?
jam ne kerkim.
T
rrofsh eni. Elona, edhe sot, pas pothuaje 9 vjetesh, me duket nje fat te jem ne kete qytet dhe shpesh e ndjej veten edhe une si spektatore, si dikush qe neser nuk do te jete me ketu pa rikthim.
Publicité