Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
19 février 2007

Duke folur për veten

20070204_007Faleminderit N.Ago se tashti që dhashë fjalëm jam e detyruar të flasë për veten.

1. Unë jam fëmija e parë e prindërve të mi. Im atë i kishte kërkuar mamit të mos lindte një të djelë (si e vetme ditë pushimi e asaj kohe) dhe unë, asnjëherë dakord, erdha në këtë botë një të djelë në orën 12 të drekës. Si i ardhur nga malet e Jugut, im atë as nuk e imagjinonte që për më shumë isha një koce ndaj dhe lajmin për lindjen u dha me një letër drejtuar një kushuriri të afërt ku kërkohej të fillonin kërkimet për një dhëndër pas 13 vjetësh. Nejse kur u njohëm një çik më shumë, isha perëndia e tim eti.
2. dyshi vjen nga njëshi, tjetri ka qënë fëmijë shumë i përkëdhelur, bile aq shumë që vetëm pse përplasja këmbët munda të kem një vëlla (si gjithë të tjerët) kur isha 9 vjeç mbasi detyrova im atë të plotësonte një deklaratë që sido që të vinte puna, do të ruaja vendin e parë në zemrën e tij.
3. Vitet më të bukura të fëmijërisë sime i kam kaluar në Librazhd ku ishim me transferim për tre vjet. Tirana ngelet megjithatë qyteti im për të cilin më merr malli veçanërisht. Sa herë kthehem në atdhe, mundohem të vizitoj rrugët e njohura veç ndryshimet janë shumë më të shpejta e vizitat e mia gjithmonë dhe më të rralla.
4. Librat karakterizojnë rininë time të hershme, sidomos në gjimnaz, kur lexoja me llampë të vogël nën jorgan, duke ngrënë, duke parë televizorin, duke larë dhëmbët etj, etj. Këto lloj ekstremesh më kanë bërë të marr vendimin e arësyeshëm: „të mos lexoj asnjëherë kur jam në shtëpi dhe nuk jam vetëm“. Megjithatë akoma më ndodh që kur lexoj një libër shumë interesant, mbyllem në banjo.
5. Ideali komunist, mendoj që është një ideal shumë i bukur. Kur isha e vogël isha gati të sakrifikoja gjithshka për këtë ideal veç, sigurisht që ka ca përjashtime, muzikës. Tani dëgjoj më pak muzikë por jam gati të kërcej me çfardo ritmi. Jam gjithmonë për barazinë e njerzve, veç jam shumë e ndërgjegjsme që ideali nuk arrihet me diktaturë dhe jeta pa ideale tingëllon si një plakje e parakohshme.

Pesë, nuk mund ta zgjas më. Për moshën, familjen dhe profesionin tim, do të jetë një herë tjetër, se njeriu, si thotë Elais, është më i komplikuar sesa 5 pika. Unë do të doja të flisnin për veten e tyre Kastadiva, batha, Eda, Lily dhe Shqipo

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Faleminderit per komplipentin LL. Te flasesh per veten eshte e veshtire ose shume e thjeshte se varet sa flasim. Mendoj qe e rendesishme eshte te tregosh te verteten. Ju te dy, sidomos e.T. mendoj qe kjo pjesa e ndryshimit te identitetit me shume se folja per veten eshte shqetesuese (ha ha psikologu i vogel)
A
Tena, prezantimi eshte i arrire e na jep neve qe s'guxojme te themi gje personale ne internet (e.T + une) dicka shume interesante per te lexuar keshtu qe faleminderit :)
T
Toni, mendoj qe ka njerez qe as nuk e shikojne. Nga ana tjeter nuk flas per sakrifica, na kujton komunizmin kjo fjale, por per indiferencen.

Shqipo, nuk te ka marre malli te luaj nje çik me e ka kush e ka. Boll mbas kompjuterit.

Lily, kur flet per librat, sikur shikoj veten time. Kur nje e afert jetonte me ne ne shtepi, ishte e detyruar te me fshihte librin per te me folur.

Eda, Eda, ajo pa blog, e shikon qe po te vjen rradha te hapesh blogun tend se pastaj te hiken huq komenti (ha ha)

Eni, kujdes se e.T është sh vigjilent dhe na vdiq me korrigjimet, ose me mashtrimet (ndryshim sistematik te identitetit te tij). Mu desh te hiqja e te vija komente e.T me budallalliqet e tua.

N.Ago. faleminderit per komplimentin dhe N.Ago fallco u identifikua dhe eleminua. Pirupafshin dhe luftra te tjera nap resin kundra uzurpatoreve te identitetit (ha ha, lufta virtuale me pelqen)

Blete, kengen qe bente bum, malet me blerim mbuluar, e kam pasur sh qejf. Edhe nje kenge, qe nuk me kujtohet, e dhimbshme me nje hero qe vdes ! Per banjon; tashti te paktem kemi konita, nuk na lodhen gjynjet.
E
blete kompozimi i kengeve partizane??ha ha ha e forte je per koken time:)
B
e cuditshme sa na ngjan jeta. duke u informuar per bemat e te tjereve pa dale nga pelenat, kisha harruar se sa e zakonte ka qene femijeria ime, sidomos leximi ne banjo. gjithashtu edhe kompozimi i kengeve partizane (don't ask!)
merci tena!
Publicité