Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
20 février 2007

Filma, plot filma

aubergeSot do të doja të flisja për kinemanë francezët e cila ka një prodhimtari të konsiderueshme. Shteti ka krijuar një fond të veçantë për krijimtarinë kinematografike, gjë që mundëson artista të talentuar të fillojnë një karierë artistike edhe kur nuk kanë financim. Ana tjetër e medaljes është që ka plot filma koti ose shumë “intelektual” ose më saktë hermetic, që vetëm krijuesi i kupton. Produktori Besson që përmend Elais, është i pavarur dhe filmat e tij janë më shumë komercial dhe kanë më shumë sukses në publik

Një nga realizatorët relativisht të rinj, që më pëlqen është Cédric Klapisch që ndër të tjerash ka bërë këto dy filma Auberge Espagnole (Apartamenti Sanjoll, Spanish Apartment 2003)poup_e dhe Les poupées russes (Kukllat ruse, Russian Dolls 2005). I pari tregon aventurat bashkohore të një të riu europian që mbaron shkollën dhe nuk e di çfarë drejtimi t’i japi jetës së tij. Në të dytin, ku luajnë të njëjtët personazhë, gjejmë të rinjtë të ritur (rreth 30 vjeç) dhe përballë problemeve të jetës si martesa, dashuria etj. Nuk mund të them që janë kryevepra veç filmat janë të freskët dhe shikohen me kënaqesi, personazhi kryesor, Romain Duris, ka një humor ironic shumë të lezeçëm. Shumëkush nga ne mund të identifikojë veten me këto personazhe.

Nëse ju pëlqejnë këto du filma, mund të shikoni të gjitha filmat e këtij autori shumë të talentuar.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
pjesa e dyte e filmit eshte e te njejtes cilesi si e para. Per mua shihet kendshem.

Per filmat qe flet ti, nese nuk gaboj, ketu i quajne nombriliste. Kjo vjen nga fjala frengjisht kerthize, dhe me gjate do te thote filmat e autoreve qe mund te flasin nje film te tere vetem per kerthizen e tyre dhe nuk shikojne rrotull çbehet, a kuptohen apo jo.
S
E pashe apartamentin spanjoll para nja nje viti me duket. m'u duk interesant. ket tjetrin s'e kam pare.

te them te drejten me kane pas pelqyer ca nga filmat "e pavarur" (cfare eshte i pavarur?!) jo-Amerikane por me kane lodh. perhere e njejta monotoni pseudo-filozofike, me tone te errta, me vuatje, me dite te zymta e me shi (ose vec erresire), me nen-nen-nenkuptime qe sic the edhe ti vec autori i merr vesh.
E
ne ate film e kam pare Tena dhe me ka bere aq shume pershtypje saqe do flas nje dite per te (per filmin)...
T
e.T. nuk e di nese eshte me e mira se eshte çeshtje shijesh, mendoj nga ana tjeter qe veç kinemase italiane, ne nuk njohim shume te tjerat dhe ardhja jasht na ka dhene me shume mundesi.

Eni, nuk e di nese ke pare filmin Godjo dilo, ku ky artist luan vertet shume mire. Veç une preferoj vertet regjizorin, i cili punon sh me kete aktor, te gjitha filmat e tij, te regizorit flas, jane vertet shume interesant.
E
filmat si kam pare ende por per Romain Duris vdes.Ka nje mimike te shkelqyer.E dije se i ishte futur rastesisht rruges se kinematografise?
Publicité