Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
28 février 2007

Marionetat dhe objekte te tjera arti

20061109_013 20061109_014 20061109_015 20061109_016

Duke bredhur, nuk rezistova dot të bëja fotografi në këtë dyqan. Dyqan i vogël që sapo u gjendem katër veta brënda, dy duhet të dëlnin. Me pamje ekspozitë, depo, shpellë me personazhe fantastike të varura në tavan, në fakt është një dyqan që shet marioneta. 20061109_012Duke biseduar me shitësen, zbulon që këto kukulla të çudishme vijnë nga artistë nga gjithë bota dhe janë vepra unike, sigurisht as që bëhej fjalë të merrja një me vete megjithëse nuk do të isha kundra.

Në Francë organizohet një festival çdo vit mbi këtë art, vërtet në një qytet të vogël larg kryqëzimeve të mëdhaja, veç hidhni një sy tek sita e tyre e internetit se është interesante.

Për më shumë mbi këto personazhe, nëse jeni të ineresuar lexoni në anglisht ose italisht.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Arbër R. mirëserdhe në këtë blog. Personazhet e marjonetave janë vertete te ndryshem dhe çdo shtet dhe kontinent ka karakteristikat e veta.
A
një art i lashtë që e mbijeton edhe epokën digjitale! Fascinuese që futesh në një shitore kaq të vogël dhe je në mesin e personazheve që të sjellin në një botë krejtë tjetër.<br /> Përshëndetje,
T
me gjithe qejf Eni, per me shume qe ky dyqani eshte ne nje vend shume turistik, ishulli i dyte dhe me i vogli ne Paris, St Luis aty ku eshte dhe akullorexhiu me i mire.
E
po erdha ne Paris do ta vizitoj se s'ben kete!sukeshka shume i veçante..
Publicité