Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
1 mars 2007

Dhalla

IMG_0049Ndryshimi i vendit të jetesës shoqërohet me zbulime të reja ushqimore veç ka edhe humbje. Une e kam shumë qejf djathin e bardhë, dhe këtu ka djath afërsisht si i ynë qe quhet “Fromage Grec” (djath grek). Djathin kaçkavall e kam zëvendësuar me plot djathra të tjerë. Nuk mund të ankohem për këtë të paktën në Francë.  Më ngelet kosi. Nuk është se këtu mungon, po nuk gjej si ai i miri, i bërë në shtëpi me kuvertën e leshit dhe një çik i thartuar. Kjo mungesë shoqërohet me një më të madhe. Dhallën. Kujt nuk i kujtohen vitet e rinj, kur për të lehtësuar stomakun, pinim një gotë dhallë. Po ditët e verës ? Këtu kam gjetur vetëm këtë dhallën Turke në një restorant Libanez dhe me çmim relativisht të shtrenjtë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
N.q.s doni te shtoni pjesen e tharte tek dhalla qe po beni ne shtepi vet ne menyre artizanale pervec kosit ujit dhe kripes hidhini dhe pak leng limoni!!!! Pastaj perziejeni dhe provojeni ne e doni me te tharte ose jo!!! Shume e thjeshe!!!Dhe do te beni nje dhalle te cilesise se pare!!!
T
shqipo mos me fol per gjizen se e kemi qare e varrosur. Une flas per dhallen se tjetri mendonte qe kosin e kemi, ujin e kemi edhe kripen dhe hop do te kishim dhallen po i mungon ajo ena me eren e atdheut me duket (ha ha)
S
sa te shpejt qe jeni more! sa shkru shkrimin "tjetra" direkt ju me komente. :)

sic thane edhe parashkruesit, dhalla kollaj. po kshu edhe gjizes ia kemi gjet deri diku (apo s'ju kujtohet gjiza eee? un vdes per gjize) me prishje kosi, me shtrydhje etj. (booo, sa keq qe ngjan kjo fjalia e fundit!).

po si tha edhe elais, po vdez per i cik boze. s'ka me asnje ven, as te Libanezet :( kshu qe Eni, shpejt receten!
T
belle fleur, sigurisht ja gjejme anen ne nje menyre ose ne nje tjeter.

Tea, kam pershtypjen qe kuzhina libaneze na afrohet nje çik.

Edrus, ti ja paske gjetur anen.
E
Persa i perket bulmetit s'kemi problem ketu ;)
Nje shoqja e gruas ka 'fermen' e saj,dhe here pas here marrim qumesht tek ajo(15-20 litra) dhe menjehere fillon perpunimi:nje here salce,nje here djathe dhe kuptohet qe nuk harrohet pjesa per kos per mua(qe shpesh perfundon ne shishe dhe fillon dhe hollohet vazhdimisht :) ).
Problemi ishte sa te gjenim 'faren' e kosit(jo se skishte kos(yogurt),por vetem me nje 'yogurt magro' ja gjetem qe na e bente kosin tamam(dhe jo si pelte),dhe para se ta 'zere' kosin,gruaja e le nje nate jashte frigoriferit qe te thartohet nje cike.

Eni,ma dergo receten e bozesssssssssssss :)
Publicité