Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 mars 2007

Kompanjia - Robert LITTELL

littell

Prezantimi nga botuesi (në frëngjisht) : Një përzjerje mjeshtërore mes realitetit dhe fiksionit, heronj romanesh dhe persona historik ky roman ambicioz na zbulon mekanizmat e funksionimit të organizatës më sekrete deri më sot CIA. Një saga, qe përqafon historinë e pothuajse një gjysëm shekulli. Ky libër ngre perden mbi disa episode shumë të rëndësishme të historisë moderne : Budapest 1956,  Kuba 1961, Afganistan 1983 dhe Rusi 1991.

Mendimi im :
paraprakisht, për të filluar këtë libër duhet të interesohesh për spiunazhin në përgjithësi dhe për luftën të quajtur « Të ftohtë » mes komunizmit dhe socializmit kapitalizmit në veçanti.. E dyta nuk duhet patur frikë nga librat me shumë faqe dhe më e rëndësishmja duhet patur kohë për të lexuar. Në fakt libri është shumë ineresat dhe lexohet mirë, për më shumë që ka dhe një episode mbi Shqipërinë. E këshilloj për pushime duke u nxirë në diell. Për të qënë më serioze, ëshët një analizë dhe përshkrim shumë interesant mbi këtë periudhe që u instalua më ‘45, pas luftës dhe që sot merr forma të ndryshme: raporti mes njeriut, shtetit, nacionalizmit, ideologjisë… (më shumë në anglisht dhe italisht)

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Adi, nuk e merr dot me mend sa me ben qejfin me komplimentat dhe eshte e vertete qe kam qejf te shkruaj mgjth jam, dhe do te mbetem, gjithmone nje fillestare.
A
Po ti o goce paske dhunti per gazetare. I ben sh. te bukur artikujt ditore; me sh. zgjuaresi dhe me sh. humor. Me pelqejne sh. dhe habitem ku e gjen kohen per keto. Rrofsh! Sa here qe kam kohe, i hedh nje sy blogut tend dhe kenaqem. Dhe te them te drejten te xhelozoj pak se, une kam mbaruar shkollen per letra e ti po shkelqen ne kete fushe. Suksese!
T
Adi, mireserdhe ne kete blog me komente (!) nje çik me ndihmen time po nejse.

Tjetri nuk ka ndryshuar dhe nxitohet. Do ta korrigjoj gabimin, ke te drejte per kete vrejtjen.
A
O Tenete, te kam thene qe me pelqen sh. blogu yt. Tek ky qe po lexoj sot, mos do te thuash se lufta e ftohte u zhvillua midis kapitalizmit dhe komunizmit ( socializmit ) ?
T
Joni, ta keshilloj ta lexosh ne avion kur te vish ketej nga Europa. Shqiperia permendet per nje aksion te CIA per te permbysur regjimin komunist ne 45.

Toni, jo nuk njoh site piraté veç mund ta gjesh okazioni qe eshte shume lire.

Eda, nuk e di nese do te te pelqeje se eshte vertet mbi spiunazhin.
Publicité