Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 mars 2007

Thirrje mikpritjes Shqiptare

Me këtë notë doja t’ju prezantoja një francez që ka ndërmarrë një udhëtim me biçikletë për të zbuluar vendet dhe banorët e mesdheut. Së shpejti në Shqipëri, në fillim të javës tjetër, ky turist i veçantë kërkon ndihmë dhe mikëpritje. Prindrit dhe shoqëria janë munduar ta dekurajojnë të vij në Shqipëri, si një vend i panjohur dhe i rezikshëm veç djali ka besim. Kush kalon këtej dhe jeton në Shqipëri, i kërkoj ta ndihmoj. Flavianin i cili kërkon kontakt në qytetet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Fierit ose Vlorës. Mos hezitoni t’i shkruani një mesazh në adresën flavien.garapon@hotmail.fr ai flet frëngjisht, anglisht dhe italisht. Më poshtë është prezantimi që i bën ai vetes në blogun e tij të krijuar në kuadrin e këtij udhëtimi.

bicikleta

Quhem Flavien Garapon, jam 27 vjeç dhe më pëlqen shumë të udhëtoj. Projekti – Një udhëtim me biçikletë nga Parisi në Tel Aviv duke kaluar nga Marseja, Itali, Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Greqia, Tirqia, Siria, Libani dhe Izraeli. Duke u nisur ne fillim të dhjetorit nga Parisi, mendoj të arrij në fund të qërshorit në destinacion. Për të qënë më afër njerzve të këture shteteve, qëllimi im është të kaloj nëtën në shtëpitë e njerzve.

I bëj thirrje të gjithë atyre që po lexojnë keto linja, si njifni njerëz që mund të më ofrojnë një çati në vëndet nga do kaloj, më kontaktoni.

Pse po udhëtoj me biçikletë. Për t’i dhënë mundësi vetes të njoh njerzit dhe vendet. Udhetimet klasike më duken shumë të shpejta dhe superficiale. Nga ana tjetër më pëlqejnë sfidat fizike dhe së fundi, pasi kam ndotur mirë ambjentin me udhëtimet e mia me avion, po mundohem të ngushëlloj të paktën ndërgjegjen time me këtë mënyrë transporti 100% ekologjik.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
edhe mua ma beri shume zili ne fakt.

Toni, mos hezito dhe kontaktoje kete njeriun se ne fak mund te shkoje edhe nga SR nese ti i thua. Mund t'i shkruash direkt, do t'i behet shume qejfi.

Shqipo, me shkrive. Une kisha nje biçiklete ne Tirane, dhe nuk me shpoheshin gomat shume mgjth rruget ne ate kohe ishin vertet me gropa ose ishin vetem gropa. Mund t'i shkruash edhe ti ne anglisht.

e.T. edhe une qesh, per me shume e kam lexuar disa here para se ta botoja se doja te beja figure te mire.
C
Njoftim!
Blogu yne per pak ore do jete jashte funksionimit.
Kerkojme ndjese dhe premtojme te kthehemi shpejt nen adresen redbonsaico.blogspot.com

Cheers
E
une nuk kam ne Shqiperi.
ps 1:kur te kaloj nga Tirqia nji çati ja siguroj. :)
"Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Greqia, Tirqia, Siria, Libani dhe Izraeli."
ps2:e di qe tjetri nuk ka kohe se ka pune por un qesh se s'kam ç'te bej.:))
Dite te mbare Tena !
S
shpresoj te kete marre nje zinxhir te trashe me dry te forte me vete... si dhe shume komardare per rruget e Shqiperise
T
po te shkonte ne sr ky flaivian edhe mund ta ndihmoja
tt facon tr bonne idée et aventure
Publicité