Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
9 mars 2007

Dy llafe mbi miqësinë

AMITIERritur në një familje me dy fëmijë, miqësia ka qënë dhe është shumë e rëndësishme në jetën time. Lidhjet time miqësore, si gjithë bashkatdhetarët besoj, do t’i ndaja në miq të ngushtë, miq dhe të njohur. Për të kaluar nga një etapë në tjetrën, tjetri investonte në kohë, biseda, konfidenca, të ngrëni, të piri, thashetheme, të zëna. Francezët e vlersojnë shumë miqësinë, nuk kam azgjë për të thënë, veç në krahasim me ne duhen pasur parasysh ca veçanti.

  • Të ndodh të bisedash me dikë një herë dy herë kendshëm dhe e gjen veten te ftuar si mik në shtëpinë e tij.
  • Të ndodh të bësh ca aktivitete p.sh. një herë në muaj gjatë një viti, dhe pastaj të jesh dëshmitar në martesën e tij (të saj).
  • Të ndodh gjithashtu të hash çdo drekë, të qash hallet përgjatë muajsh me rradhë dhe pastaj të harrosh edhe emrin e personit.
  • Ashtu si dhe të kesh miq të vërtete me të cilët shkon me pushime, ha në një pjatë, bën thashetheme, miq të vërtete, veç kujdes, shumë kujdes asnjëherë nuk duhet të hysh në jetën e tyre private në kuptimin asnjëherë të mos japësh një këshillë nese miku (mikja) nuk ta kërkon, mund të bëhet incident ndarjeje.
  • Nuk flas për t’i ofruar një drekë apo darkë në restorant. Këtu të gjithë kemi ndryshuar nga pak sepse dhe në ambjentin ku jetojmë janë të paktë ata që bëjnë ftesa të tilla.
Publicité
Publicité
Commentaires
T
shqipo shume serioze pergjigja, ne fakt mendoj qe kur fillojme pune, kemi familje behemi edhe me ekzigjend ne raportin mes kohes se harxhuar dhe cilesise se shoqerise. Jemi bere fare kapitalista ! (ha ha)
S
ndoshta...
T
shqipo, apo lista mbase ishte sh e gjate ne fillim !
S
kam frike se lista ime e miqve te vertete po zvogelohet dita dites...
T
gabim imi drejtshkrimor, tek komenti im duhet zv shoqeria me miqesi
Publicité