Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
13 mars 2007

Shkrimtari Robert LUDLUM

ludlumJa dhe një autor tjetër që shkruan ose më saktë shkruante libra spiunazhi. Këto lloj librash nuk janë pasioni im por  gjithshka që ka të bëjë me letërsinë dhe që është i shkruajtur mirë, më intereson, rastësisht ndodhi që lexova dy njëri pas tjetrit. Temat e trajtuara nga ky autor janë spiunazh gjatë luftës së ftohtë, spiunazhi ekollogjik, terrorizëmi …Gjatë një periudhe lexova një seri librash të tij, seri që është adaptuar edhe në kinema. Intriga, tek librat e këtij autori, është në përgjithësi e komplikuar, heroi kryesor ka tiparet e një super-heroi, është gjithmonë i shoqëruar me një heroinë, super heroinë dhe gjuha është e thjeshtë dhe e shkruajtur mirë, në përgjithësi mezi e lëshon librin nga dora se do të dish fundin. Edhe ky libër nuk bënte përjashtim. E keshilloj për një udhëtm me tren aose autobuz ose avion të disa orësh. Nëse do t’i vija një notë do të ishte 6/10. Të gjitha librat e autorit janë të të njëjtit nivel.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Elais, nga ato qe permend ti, une kam lexuar me duket Projekti Ikar. <br /> <br /> Joni, eni - Elais perforcon mendimin tim. Keto librat jane si filmat multiplikativ ku aksioni eshte i pabesueshem por jane te shkruajtura mire. Pra si pushim per koken mes dy librave serioze
E
Filmi me Matt Damon ne rolin kryesor bazohet ne librat e Ludlum.<br /> Une kam lexuar disa nga veprat e tij. Me kane pelqyer "Rruga per ne Gandolfo-The road to Gandolfo" , "Identiteti Kain", " Emri i koduar cakalli" (nuk ja u di emrat ne orgjinal), "Projekti Ikaros - The Icarus agenda". Nuk mund te them se ja u mbaj mend ngjarjet. Shtyrje kohe ok po jo me teper. <br /> Prandaj dhe bashkohem me ty Tena per noten e vene.
E
Tena nuk para i kam qejf keto lloj librash , por ti je aq e papertuar saqe na e dhe llokumin direkt ne goje.Rrofsh.Na mbetet vetem ta shijojme...po i hedh dhe une nje sy mbase...
J
interesante, gjithmone i kam pare me nje sy pak skeptike keto filmat e spiunazit po do provoj ndonje gje nga Ludlum.
Publicité