la_vue_des_autres

Deri ku jemi gati të shkojmë për të pasur atë që duam. Një punë të mirë, një dashuri, mundësinë e një karriere, mirëqënien, në fund të fundit një jetë që na pëlqen. Harrojmë t’ja bëjmë pyetjen vetes sot në këtë mënyrë, por ju siguroj që janë gjëra shumë të rëndësishme për secilin nga ne. Mendoj që është e njëjta pyetje që shtron autori i këtij filmi, me një ndryshim të vogël. Ngjarjet zhvillohen ne një vend socialist dhe ku, kur secili mbron parcelën e vet, për tjetrin, atë që paguan, do të thotë vdekje fizike, shpirtërore ose të dyja. laviedesautresNjë film gjerman që ja rekomandoj të gjithëve, atyre që kanë njohur diktaturën, komuniste apo një tjetër, ashtu si dhe atyre që nuk e kanë njohur apo harruar. Filmi është vërtetë shumë i arrire, deri dhe në detaje si p.sh. ambjentet e epokës apo ushqimi jo i bollshëm në pjata. Ky film ka fituar edhe Oscar-in si filmi më i mirë i huaj për vitin 2007. Po të keni mundësi, ju këshilloj ta shikoni në kinema dhe paisuni me shami për lotët e kujtimeve të dhimbshme apo emocionit që shkakton historia e filmit. Nota 10/10 .

Më shumë mbi filmin në Gjermanisht(Das Leben der Anderen) dhe Anglisht(The Lives of Others)