Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
16 mars 2007

Dje ne Paris - Dy ngjarje të rëndësishme në lagjen ku punoj

ky ishte një manifestim shumë i zhurmshëm, nuk e di nëse e dëgjoni nga filmi i vogël që bëra. Nuk u afrova të shikoja më konkretisht veç ishin disa persona me bluza të bardha gjë që të linte të mendoje që bëhej fjalë për infermjerë ose ndihmes infermjerë. Nejse ju siguroj që manifestimi kishte pamjen e një feste rap dhe që rradhët e policave ishin më të ngjeshur. Një këndvështrim tjetër i të njëjtit manifestim këtu.

Manifestimi i dytë, manifestim pa zhurmë, është mbi konditat e të burgosurve.

200703014_024

Nuk mund të qëndroja serioze se kjo pamje më kujtoi konviktet në atdhe, sidomos të të çunave, ku kishte akoma edhe të paktën 5 krevate për një sipërfaqe të krahasueshme. Mu kujtuan edhe mbrëmjet që bënim, pas çlirimit sigurisht, në këto dhoma ku kërcenim mbi krevatet duke bërë kujdes për kokën.

Publicité
Publicité
Commentaires
S
edhe une jam me shumicen per ket manifestimin e dyte.

po francezet s'kane me ca merren dhe e vrasin kohen me kshu gjonash se u vret shpirti shume per te drejtat e robve gjoja.
T
Elais, behet fjale per nje manifestim te 9 shkrimtareve dhe 9 artiste plasticien, shiko siten http://www.tropctrop.fr/
Nderkohe per kushtet ne burgje, normalisht burgimi eshte heqja e lirisi dhe jo degradim situate fizike per me shume ne nje vend te pasur. Ky mendoj qe eshte nje debat shume me i gjate, qe shkob deri tek denimi me vdekje. Do mundohem te lexoj me shume detaje nese jeni te interesuar.

Edrus, mbaj mend ca shoke qe priten ne konvikt ca kosovare qe dilnin nga burgjet serbe dhe qe afirmonin qe konitat ne qelite e tyre ishin me te mira se konviktet.
N
Ndërsa unë jam krejt kundër me ELAIS.
Për faktin e thjeshtë se asnjiherë demokracia, nuk hakmerret ndaj dikujt që shkel ligjin. E ndëshkon atë me masën që parashikon ligji por, për të qenë demokraci, duhet ti siguroj kushte jetese të përshtatshme për vetë faktin se, në kundërshtim me atë që është jashtë qelisë, i ndodhuri në burg,nuk ka asnjë mundësi të përpiqet për ti përmirësuar me punën e tij.
E
Ata qe quhen te burgosur, e kane zgjedhur vete vendqendrimin, per nje arsye apo nje tjeter,dhe nuk shoh asnje drejtesi nga ana e atyre qe organizojne kete lloj manifestimi..
Permiresuar kushtet e kujt??e atyre qe meritojne te rrine aty ku jane,nderkohe qe bota eshte plot me njerez qe nuk meritojne te jetojne ne kushtet qe kane,dhe askush nuk interesohet apo manifeston per ta,askush nuk ngre zerin ne emer te varferise..
Une jam pro manifestimeve ku kerkohet drejtesi,me kemishe te bardha ,te kuqe,apo te verdha qofshin..
E
edhe une si Elais mendoj...
Publicité