Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 mars 2007

Thashethemet e së djelës

amour

Ju kisha folur për dashurinë por jo për fotografinë. Sot zbulova një artikull në një revistë franceze që fliste për këtë fotografi. Nga artikulli mora vesh që fotografia është marre në urën që quhet Milvio në Romë. Tashmë është kthyer në një traditë që çiftet e rinj, vijnë lidhin një zinxhir me kyç në një nga lampadarët e kësaj ure dhe e hedhin çelsin tek lumi. Riti është marrë nga një roman me shumë sukses, i botuar vitin e kaluar, të Federico Moccia me titull «Ho voglia di te» (autori boton vazhdimin këtë vit me titull «Tre metri sopra il cielo»). Ndërkohe, një klip muzikor është xhiruar në këtë urë. Më vonë dikush ka vjedhur drynët me zinxhirat, 713 kg, dhe i ka shitur. Më në fund kryetari i bashkisë  i qytetit ka vendosur një gjobë 50euro për ata që do të guxonin të kyçnin lampadarët. Pak histori, tërësisht e panjohur për mua, në këtë urë më 312 Imperatori Constantin fitio mbi Maxence.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
edrus, e mbaj mend dhe sigurisht ishte nje çik turp dhe qejf te gjeje inicialin e gdhendur.

belle fleur - il faut dire et l'amore se eshte ne Itali. Ketu, sapo te zbuloj nje rit alla franceze do ta shkruaj.

Its, mireserdhe ne kete blog. Kam kaq kohe qe mundohem te shkruaj mbi blogun tend tek blogu i "blogjeve shqip" por nuk jam organizuar sh keto kohet e fundit per me shume qe je nja nga me te lashtet.
Per sekretin e dashurise, mendoj qe kemi secilin te vetin.
I
Sa mire do ishte qe sekreti i dashurise se perhershme te ishte nje kyc dhe nje celes i hedhur ne fund te detit...
B
eh l'amour...
E
3metri sopra il cielo eshte shkruajtur me perpara,dhe te rinjte,kane filluar moden e 'betimit' me ane te mbylljes se 'kyçit' tek shtyllat dhe te hedhin celesin ne lume,per te simbolizuar nje bashkim te perjetshem......me kujtohet qe ne kohen tone s'ngelej banke dhe peme pa inicialet e te dashuruarve :)
T
Une nuk kam folur per çelsta qe normalisht i ka ngrene Tigri - e kam fjalen per lumin
Publicité