Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
22 mars 2007

I famshi "Foie Gras"

Duke bredhur rrugëve, pashë këtë dyqanin dhe mendova të flisja për këtë produkt kaq të njohur dhe të lidhur kaq fort me Francën dhe francezët.

Fois_gras

Le fois gras [fua gra] – mëlçi e dhjamur, është një nga ushqimet që bën pjesë në guzhinën klasike franceze. Më konkretisht, çfarë është kjo mëlçi e famshme. Foies Gras, nuk arrij ta quaj mëlçi se më kujton fërgesën tonë dhe nuk ka të bëjë fare me këtë të fundit, është mëlçia e një rose, kategoria më e kërkuar, ose e një pate. Shpendët, sapo arrijnë në një moshe adulte, ushqehen me përqëndrim përrreth 2 – 3 javësh, me misër. Kjo lloj mënyre ushqimi shkakton rritjen e mëlçisë, masa arrin rreth 1kg – 1.5kg, dhe dhjamosjen e saj. Ka disa mënyra gatimi, e skuqur, gjysëm e zjerë, krem mëlçie dhe pastaj n variante gatimi sipas artistave të kuzhinës. Këshillë shumë e rëndësishme: po t’ju bie rasti të hani këtë specialitet përpara një francezi – Është e ndaluar formalisht, rreptësisht, kategorisht, ...isht të lyhet buka me “foie gras”. Ky i fundit vendoset me delikatesë mbi një bukë të thekur dhe pak të ngrohte, futet dalngadalë në gojë dhe shtyhet me nje gllenjkë verë. Nejse hajeni si të doni se aq na bën ç’mendojnë të tjerët.

gavage_1

Debati më i madh rreth “Foie Gras” është mënyra se si ushqehen kafshët. Fotografia jep një ide. Më shqip, ju mbahet mënd gjeli i detit para vitit të ri që ushqehej me shokat e bukmisrit. Sot organizatat e mbrojtjes së kafshëve kundra vuajtjeve, ka shkaktuar ndalimin e fermave për rritjen e këtyre shpendëve për këtë qëllim dhe deri ndalimin e shitjes së këtij produkti.

Akoma edhe diçka tjetër, megjithëse nuk ka çmimin e kaviarit, Foie gras është i shtrenjtë. Një kile, gjysëm e përpunuar dhe me cilësi të mirë tek prodhuesi, është afërsisht 200euro kilja. Kush do ta provoj, ju këshilloj ta provoni jo me sasi por me cilësi. Konservat në përgjithësi nuk janë me shumë shije. Midis një konserve dhe një kremi, do ju këshilloja këtë të fundit që megjithjëse francezët refuzojnë ta quajnë Foie gras, por që për mua i afrohet më shumë shijes në gojë se sa një konservë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
shqipo, komenti jot do te ishte "ç'ka bo frengu more ?" shprehje te cilen nuk arrij ta perkthej!
S
i mire eshte dreqi... eh... ca na bere kshu

jam i cik konfuz me ket:

"Është e ndaluar formalisht, rreptësisht, kategorisht, ...isht të lyhet buka me “foie gras”. Ky i fundit vendoset me delikatesë mbi një bukë të thekur dhe pak të ngrohte..."

po mire, ca ndryshimi ka ndermjet ketyre dy metodave me lart?!
A
nuk duhet te te vij turp keto ndodhin kudo,un e vura re nga prezantimi"i famshemi"ndersa besoja se eshte"e fameshmeja" athere bera 1 xhiro nga dictioniri per ta vertetuar(se nuk isha sh i sigurt) ;))
T
belle fleur, bej nje çik shaka me delikatesen nderkohe eshte e vertete qe francezet e shikojne si ofendim mbi foie gras ta lyesh mgjth me e rendesishme nga te gjitha duhet shoqeruar me VERE TE BARDHE. Ketu perdorin nje vere qe eshte nje çik e embel veç mund ta provosh me çfaredolloj vere te bardhe te mire. Te beft mire.
B
mmmm...tena do mundohem ta kem parasysh kur ta provoj te mundohem te mos e lyej buken, dhe tjetra ta ha me delikatese dhe ta shoqeroj me vere te kuqe:))
Publicité