Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 mars 2007

Të djelën është Brunch

brunch

Nuk ka shumë kohë që moda e mëngjesit të vërtetë ka ardhur në Paris. Flas për atë që anglofonët e quajnë Brunch [branç] dhe që është një mëngjes – drekë  që zëvendëson të dyja këto vakte.  Në Francë ky lloj vakti hahet vetëm të djelën dhe sot pothujse të gjitha restorantet aplikojnë këtë formulë. Mëngjesi francez është i kompozuar vetëm me ëmbëlsira të shoqëruara me çaj ose kafe amerikane (quhet kafja që bëhet në shtëpi jo eksperso), dhe për muan një branç është një rast të ha një mëngjes të vërtetë si nga anët tona, me një çik kripë. Shtrimi në tavolinë fillon rreth orës 11 – 12 dhe vazhdon deri rreth orës 16. E kuptoni që për të shtyrë kohën, restorantet duhet të okupojnë klientat.

Sot isha e ftuar në një branç në shtëpinë e ca miqve. Me ndërrimin  e  orës dhe vonaset e trafikut, sigurisht hëngrëm një drekë të zakonshme. Pamundësia e një brançi të vërtetë më bëri të kërkoja ca adresa të mira në Paris dhe t’i vija këtu:
- Më popullori dhe për mua një raport kualite / çmimi i mirë është “Le pain quotidien” , me zë të ulët konfirmoj që është Belg dhe kam dëgjuar që ekziston edhe ne USA – hajt i uroj nje bashkëatdhetari të hidhet në ujë.

Kam edhe dy adresa që  nuk i kam prëvuar akoma por që kush kalon këtej, e kam fjalën nga Parisi, ja u këshilloj se bëhet fjalë për restorante shumë të shtrenjta që për një vakt në darkë ose drekë janë skandalisht të shtrenjta:
- Hoteli Hilton Arc de Triomphe me një brunç të djelën të 47 euro – për nivelin e hotelit çmimi është i arsyeshëm.
- Dhe këtu një listë me hotele akoma më të famshëm dhe me çmime që janë mes 60 – 80 euro (teksti është në frëngjisht).

Hajde natën e mirë dhe pafshi në ëndër gjellë pasanikësh.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
belle fleur, sigurisht se une mendoj qe nje jete kemi. Une nuk kam shume kohe ne keto momente por sigurisht do t'i provoj nje here keto restorantet e mira.

ITS - nuk eshte keq, me pelqen dhe pse jo ta veme ne praktike. Seinfeld e njoh pak veç jane shume anglisht barcaletat dhe une ketu ne FR, anglishten e kam ahrruar fare.
I
Ne qofte se breakfast + lunch = Brunch

pse nuk ka Linner per Lunch + dinner?

/huazuar nga Seinfeld
B
Me raste shume te rralla ja lejojme vetes dhe nje darke te tille sepse ne fund te fundit edhe restorantet e shtrenjta mirepresin kliente si ne qe drekojne apo darkojne nje here ne vit:))
T
Belle fleur, sigurisht kur te vij ne NY do ju pyes te gjitheve per adresa. Nderkohe restorantet qe kam vene jane gastronomike. Nje dreke ose darke shkon deri tek 150 - 200 euro. Ti do me thuash qe nuk jane per ne dhe jam dakord por kur shikon nje defile mode thua ku mund ta provoj nje fustan te tille por me xhepin tim, dhe tjetri enderon.

Eni, une thosha qe tashti pothuajse te gjitha vendet ku hahen e propozojne kete formule ne Paris. Une njoh adresen e pare qe kam vene dhe te tjerat enderroj ti provoj por siç them une kur te behem e pasur (ha ha)
E
edhe ketu eshte perhapur shume fare moda e bruncheve.por ke me shume variacion ne çmime dhe vende.
Publicité