Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
26 mars 2007

Ndotja e ambjentit nga …..LOPET

dechet2208

Një nga temat më të diskutuara në këto momente në botën moderne është ambjenti dhe ndotja e tij nga njëriu. Ka një ndryshim shumë të madh mes konsumimit nën një regjim komunist dhe në shoqërinë e « moderne » siç e quajmë. Nëse në të parin, edhe po të donim, me pak mashtrim mund të blinim vetëm një çik ushqime më shumë, në të dytin, në çdo moment jemi të rrethuar nga objekte tunduese. Kujdes, këtu nuk kam për qëllim të lavdëroj sistemin socialist që për mua ishte dhe është një katasrofë njërzore, doja vetëm të krahasoja koshin me plera. Në atdhe, para çlirimit, hedhja e plerave ishte një formë loje « kujt t’i ngeli koshi » në familje. Unë banoja në katin e pestë dhe loja, që zhvillohej jo më shumë se dy herë në javë, ja vlente për më shumë që nuk kishim ndonjë gjë të madhe për të hedhur. Ne ishim të paisur me një kosh me kapak që nuk mbante erë, çar fati e ? Kur u shpërngula jasht shtetit, hidhja sistematikisht çdo gjë që e dija që nuk do ta konsumoja. Kisha pothuajse kënaqësi të mbaroja kutitë e ushqimit apo produkteve larëse. Ndërkohë shumë shpejt kuptova që jo vetëm lojën nuk mund ta aplikoja por duhej ndihmë për të zbritur plerat që po ti harrosh një ditë të zënë vendin. Pas kaq vjetësh, më trondit pothuajse kjo frenezi hedhjeje. Për diçka të thjeshtë si p.sh. një sapun, mund të kesh një celofan, një kuti kartoni dhe pse jo edhe një fletë reklame me produktete e tjera të markës, për të hedhur.

Pse shkruajta gjithë këtë tekst, se sot lexova që gjermanët kanë gjetur një ilaç që redukton gazrat e lopëve që me sa duket janë prodhueset e 4% të gazit ndotës në atmosferë. Më pak gazra dhe gromsira për lopët që jetojnë si specje e lirë e jo për të ushqyer atë specien tjetër, si quhet se e harrova ?

Shkruajtur nga një mishngrënëse që ka xhan edhe lopët edhe njerzit por që shpesh nuk është dakord.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Eda, ne fakt ne kemi nevoje per lopet, te cilat ekzistojne vetem si kafshe shtepiake, ndaj dhe tjetri nuk eshte dakord

Amour - jemi dakord, ndaj kjo nxefje

Elais, nuk e di çndodh, mbase serveri eshte i ngarkuar ne oren kur ke shkruajtur ti mesazhin. Edhe nje shoqe me thoshte te njejten gje?!
E
se mesazhet zhduken.
Dhe pertoj t'i rishkruaj :(
A
dhe un e kam degjuar kete lajm,megjithes duket shum grotesk!!
po njeriu sidomos ne boten "moderrne"-kapitaliste qe ndot me produktet e tij ...aviona e makina?
apo jua ven fajin lopeve per ndotjen e mabjentit ..c'est vachement con !

E
Tani po kujtohem.. me te vertete ne "ate kohe" ne nuk benim shume plera..dhe kjo per arsyen qe konsumonim me pak,ushqim i racionuar dhe plera te racionuara..prandaj pastruesit e nates rrinin rreth zjarreve qe benin neper piaza??
Pastruesve te sotem ju del b...sidomos fundjave,sepse njerezit kushedi pse vendosin te ushqehen me shumice ato dite (si patat)
Per punen e gazrave te lopes me paska shpetuar kjo "notizie" kaq interesante..por kimistet duhet te studjojne dhe gazrat e njeriut ose mbase kane frike sepse do ndalonin rreptesisht jashtedaljen e tyre..me gjithe ato ushqime qe nuk i dihet preardhja,me te cilat ushqehen miliona persona???????
T
Joni, nuk e kam fjalen te lavderoj sistemin komunist se mes nesh per te edhe njeriu nuk eshte i rendesishem atehere si mund te shpresosh te interesohet per ambjentin.

belle fleur - lopet p...n si gjithe bota

eni thuhet se kur p...n nxjerin metan.
Publicité