Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
31 mars 2007

Fushatë sensibilizimi në Kinë.

Siç e dinë, së shpejti Kina do të zhvillojë lojrat Olimike. Për këtë ngjarje të rëndësishme kinezët kanë filluar të përgatiten me kohë. Kryeqyteti i tyre është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi, stërvitja e kampionëve të ardhshëm ka filluar intensivisht dhe e fundit, ndaj po shkruaj, fushata e edukimit të qytetarëve është në kulmin e saj.
Fushata, që ka filluar tashti dhe do të vazhdojë deri ne fillimin e lojrave 2008, konsiston në :
- një ditë aksioni intensif çdo muaj
- tabela dhe fotografi gjithandej
- gjoba sipas rasteve.

Aksionet e edukimit dhe të sanksionimit synojnë:
- Hedhja e plerave duhet bërë në kosh dhe jo rreth tij. Plerat_kine

- Njerzit duhet të mësojnë të rinë në rradhë, tabela të ndryshme në vendet që mbahet rradhe si p.sh. stacion autobuzi, treni etj - shikoni këtë rradhë me tre rradha:rradha_kine

- ndalohet të bështyrit përtokë – gjoba dhe tabela Beshty_kine

- respektimi i tjetrit, shembull kur del nga autobuzi ose metroja duhet të lësh njerzit të dalin e pastaj të futen njerzit që presin.

Dhe pastaj të mos e pranojmë që Kina është motra jonë e madhe ! Nejse duhet theksuar, e para Kina ngelet një vend komunist dhe e dyta sistemi hybrid në ekonomi ka bërë që shteti të ketë të ardhura të rëndësishme dhe të mund të bëj fushata të dimensioneve të tilla.

Adoptuar nga Artikulli i marrë në këtë blogun bis të një shoku francez që jeton në Kinë, blogu i vërtetë është i çensuruar (canalblog nuk punon në Kinë!?). Fotografitë e tij janë fantastike ashtu si dhe humori i autorit që shkruan vetëm në frëngjisht !

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Eda, nuk e besoj qe eshte problem numri sidomos ne Kine qe mgjth kemi tendencen ta harrojme, ngelet nje diktature komuniste.

shqipo, pak a shume, arsyet qe rendit ti, me bejne te flas per Kinen dhe blogun e ketij francezi. I paharruar qofte kujtimi i pllakave "mos beshtyne..." ne atdhe. Plerat me kujtojne ca komshinj qe benin gara nga ballkoni i tyre kush e bente kosh shalqinn e prishur.
S
1. ca te keqe kane, u tha shteti stervituni, kta po sterviten per basketboll, pavaresisht se s'dikan fare me bo kosha

2. me nxorri mallin e shqiprise. ju kujtohen rradhat, burrat majtas, grate djathtas. eh...

3. s'di pse, ne tirone te bulevardi, ato pllakat qe thonin "mos peshtyni ne toke" ishin me te peshtyrat.
E
Aq shume sa jane ata..nuk besoj se do te arrij "shteti" ti edukoj ne nje periudhe kaq te shkurter..fillon e behet menyre jetese radha treshe,te pelqen te jesh si te tjeret dhe plehrat behen mal..dhe kur sheh "art modern" pertoke jep ndihmen tende vullnetarisht(sa i shpifur xhesti dhe sa i shpifur kush e ben)
..megjithate urime kineseve,per kete aktivitet te rendesishem.
E
qekan pervesh mire keta:)
Publicité