31 mars 2007

Fushatë sensibilizimi në Kinë.

Siç e dinë, së shpejti Kina do të zhvillojë lojrat Olimike. Për këtë ngjarje të rëndësishme kinezët kanë filluar të përgatiten me kohë. Kryeqyteti i tyre është kthyer në një kantier gjigant ndërtimi, stërvitja e kampionëve të ardhshëm ka filluar intensivisht dhe e fundit, ndaj po shkruaj, fushata e edukimit të qytetarëve është në kulmin e saj. Fushata, që ka filluar tashti dhe do të vazhdojë deri ne fillimin e lojrave 2008, konsiston në : - një ditë aksioni intensif çdo muaj - tabela dhe fotografi gjithandej - gjoba sipas rasteve. ... [Lire la suite]
Posté par tetena à 07:26 - - Commentaires [4] - Permalien [#]

29 mars 2007

Projekti artistik YASH

Para ca ditësh, dikush më shkruante një mesazh dhe më kërkonte  adresat e e-mailit të kontakteve të mia në Paris. Një çik e çuditshme si kërkesë për më shumë që personin nuk e njihja fare. Në fillim mendova se ishte një spam, pastaj thashë se ishte më mirë të përgjigjesha dhe të testoja terrenin. Si përfundim bëhet fjalë për një artsit shqiptar. Ai quhet Ylli Jasa. Bëra ca kërkime në internet dhe gjeta që Ylli eshte edhe autor poezish. Këtu doja të flisja për një projekt që ai ka nisur në Itali dhe që kërkon ta zhvilloj edhe në... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:10 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
28 mars 2007

Probleme informatike

Kur fillova të shkruaja blogun, nuk bëra një studim të thelluar dhe të menduar mbit të gjithë ato sita që jepnin këtë mundësi. Si fillim dhe përfundim, zgjodha të parën që një shoqe më këshilloi dhe hop krijova blogun tim të dashur. Sot nuk e di nëse po të rifilloja do të zgjidhja të njëjtin apo jo, ndërkohë nuk njoh avantazhet dhe disavantazhet e të tjerave. Një gjë është e sigurt, canalblog nuk i ka punët mirë. Rifreskimi i faqeve jo sistematik, komente të humbura, lidhjet rss të blokuara  etj etj. E para më falni për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:33 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
27 mars 2007

Pak Amerike ne Paris

Sot ishte dita e pare e pranveres ketu, njerzit jane bile me menge te shkurtra. Isha vone per t'u kthuer ne shtepi veç nuk mund te lija pa filmuar kete grup artistesh ne kete pejsazh.
Posté par tetena à 23:53 - - Commentaires [7] - Permalien [#]
26 mars 2007

Ndotja e ambjentit nga …..LOPET

Një nga temat më të diskutuara në këto momente në botën moderne është ambjenti dhe ndotja e tij nga njëriu. Ka një ndryshim shumë të madh mes konsumimit nën një regjim komunist dhe në shoqërinë e « moderne » siç e quajmë. Nëse në të parin, edhe po të donim, me pak mashtrim mund të blinim vetëm një çik ushqime më shumë, në të dytin, në çdo moment jemi të rrethuar nga objekte tunduese. Kujdes, këtu nuk kam për qëllim të lavdëroj sistemin socialist që për mua ishte dhe është një katasrofë njërzore, doja vetëm të krahasoja koshin me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:55 - - Commentaires [8] - Permalien [#]
25 mars 2007

Të djelën është Brunch

Nuk ka shumë kohë që moda e mëngjesit të vërtetë ka ardhur në Paris. Flas për atë që anglofonët e quajnë Brunch [branç] dhe që është një mëngjes – drekë  që zëvendëson të dyja këto vakte.  Në Francë ky lloj vakti hahet vetëm të djelën dhe sot pothujse të gjitha restorantet aplikojnë këtë formulë. Mëngjesi francez është i kompozuar vetëm me ëmbëlsira të shoqëruara me çaj ose kafe amerikane (quhet kafja që bëhet në shtëpi jo eksperso), dhe për muan një branç është një rast të ha një mëngjes të vërtetë si nga anët tona, me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 22:52 - - Commentaires [6] - Permalien [#]

24 mars 2007

Shqiperia pare nga qielli

Besoj te gjithe e njihni kete fotograf te njohur qe ka fotografuar planetin nga qielli. Fotografite jane te mrrekullueshme dhe albumet me fotografite e tij jane nga me te dhuruarat per festat e fundvitit. Nje shoqe me dergoi kete pamje nga Kukesi te te cilen po e ndaj me ju.
Posté par tetena à 22:39 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
23 mars 2007

Artistat alternativ

Squat [skuat], që vjen nga anglishtja “të mblidhesh kruspull”, do te thote një vend, shtëpi – apartament – toke …, të zënë ilegalisht. Squatter [skuater] indikon veprimin e zënjes së një vendi padrejtësisht. Ka dy lloj skuatesh, ata që uzurpohen nga njerëz në shënjë proteste ose abuzimi, sepse nuk kanë ku të jetojnë, dhe skuatet artistikë. Këta të fundit okupohen nga artista të cilët shpesh bien dakord me pronarët dhe lokalet kthehen në qëndra të vërteta ekspozimi. Një nga skuatet artistik më të njohurit në Paris (ose i vetmi që unë... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:32 - - Commentaires [3] - Permalien [#]
22 mars 2007

I famshi "Foie Gras"

Duke bredhur rrugëve, pashë këtë dyqanin dhe mendova të flisja për këtë produkt kaq të njohur dhe të lidhur kaq fort me Francën dhe francezët. Le fois gras [fua gra] – mëlçi e dhjamur, është një nga ushqimet që bën pjesë në guzhinën klasike franceze. Më konkretisht, çfarë është kjo mëlçi e famshme. Foies Gras, nuk arrij ta quaj mëlçi se më kujton fërgesën tonë dhe nuk ka të bëjë fare me këtë të fundit, është mëlçia e një rose, kategoria më e kërkuar, ose e një pate. Shpendët, sapo arrijnë në një moshe adulte, ushqehen me... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:24 - - Commentaires [13] - Permalien [#]