Dikush më kërkoi t’i këshilloja një hotel në Paris. Në pamjen e parë kërkesa është e arsyeshme se unë jetoj në Paris. E keqja qëndron se unë jetoj në Paris. Iku shefi, do të thoshit ju se shkruan një gjë dhe pastaj të kundërtën. Në fakt kur jeton diku, nuk mund të njohësh hotelet e vendit se jeton, nga ana tjetër mund t’ju këshillosh miqve hotele, veç unë nuk kam shumë miq që vijnë për vizitë këtu ose kur vijnë i strehoj ose kanë një strehë të ofruar nga një mik. Çfarë fraze more! Le të kthehemi tek problemi im. Në Francë, hotelet klasifikohen me yje, si gjithandej në fakt, veç për tu dalluar pak nga të tjerët këtu nuk ekzistojnë hotelet me pesë yje, numërimi ndalon tek katra, me të shtyra katra lluks.

b_b

Mënjanë shakatë, yjet korespondojnë vërtet me nivelin e hotelit pasi në Francë dhe sidomos në Paris, kontrollet janë normalisht të rrepta. Bëra ca kërkime në internet dhe gjeta këtë sitë që më duket më serioze dhe e plotë. Unë ish - kolegëve të mi nga Shqipëria ose miqve ju këshilloj hotelin "Bed & Breakfast" në PARIS Malakoff që është një rrethinë e Parisit, sigurisht pa makina të djegura, që ka metronë shumë afër.

Nëse dikush njeh ndonjë hotel më të mirë në Paris të mirë dhe jo shumë të shtrenjtë, lini një koment për të ndihmuar një bashkëatdhetare.