Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
11 avril 2007

Për amatorët e frëngjishtes

Nouvelle_imageNëse arrini të kapni një kanal frëngjisht në botë, bile edhe në Shqipëri, është domosdoshmërisht TV5 [tevesënk]. Ky kanal i drejtohet të gjithë fëngjishtfolësve në botë ose atyre që interesohen për këtë gjuhë. Programet janë lajme, dokumentare, filma, të zakonshme do të thonit ju por në fakt zgjedhja është bërë që të përfaqësojë sa më mirë televizionin kulturor francez. Një avantazh tjetër i këtij stacioni është p.sh që për të ndihmuar fillestarët, filmat frëngjisht jane të shoqëruara me nëntitra.

Me pak fjalë kanali është kot. Mbase tregohem shumë ekzigjente veç nuk doja të flisja në mënyrë të veçantë për televizorin por për sitën e këtij kanali ku mund të gjeni një fjalor frëngjisht – frëngjisht, frëngjisht – anglisht dhe e kundërta. Për të pasionuarit pas gjuhës së Molierit ka edhe lojra të ndryshme si fjalëkryqe (punë durimi apo diturie, unë nuk munda të zgjidhja enigmën për një nivel rinor), rebus (mora notën 7, e papranueshme kur isha nxënëse me yll) etj etj.

Këtë notën e shkruajta pak për egoizëm, në të përditshmen më duhet fjalori dhe duhet ta vija adresën diku, dhe zemërgjerësi, t’ju vë në dijeni mbi gjuhën dhe kulturën e vendit ku jetoj Informacionet janë të një cilësie dhe interaktiviteti shumë të mirë.

Publicité
Publicité
Commentaires
E
po ju çe doni ? :)
T
E.T, kisha degjuar per hapjen e ketij stacioni veç ne ketu ne France nuk e marrim!
E
Tena. une deri tani kam ndjekur kete:<br /> http://www.france24.com/france24Public/en/news/world.html;jsessionid=B41854683A4A8F56E7E086695FDAAFF7<br /> <br /> faleminderit !
Publicité