20070416_025

Vura këtë fotografi në homazh të verës një javore këtu në Paris që po t’i besoj shërbimit meteorologjik, përfundon nesër. Ka mendime të ndryshme për këtë të ngrohtë në mes të fushatës presidenciale. Ka nga ata që flasin për katastrofën ekologjike që na erdhi. Shumica përfitojnë duke bërë banjo dielli ose vakte pa fund në kafetë që kanë nxjerrë tavolinat përjashtë.

Mua ky dielli më kujton fakultetin kur ngrohnim kockat përjashta mes dy leksionesh në sallat pa xhama. Në Francë temperatura të tilla, rreth 27 grade, janë aq të rralla në verë saqë edhe unë po përfitoj duke bredhurr rrugëve veç nuk kam bërë shumë fotografi, mungesë frymëzimi mbase.