Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
22 avril 2007

Zgjedhjet

vote

Sot ishin zgjedhjet për të përcaktuar dy nga kandidatë për finalen presidenciale.

Nuk më duket vetja shumë e lashtë veç jeta bëri që të marrë pjesë, aktivisht ose pasivisht, në tre lloj zgjedhjesh.
Të parat, shqeruar me zgjimim me daulle, janë të lidhura me fëmijërinë. Zhurma e zgjimit ishte një çik e bezdisshme veç ishte një nga momentet e rralla kur ishte e mundur një feste e tillë për këto instrumenta qe i jepnin nje ton feste atmosferës se ditës. Pastaj fillonte xhiroja nëpër qëndrat e votmit për të gjetur atë që ishte më e bukura. Në shtëpi nuk kishte shumë komente mbi këto zgjedhje « të lira » veç edhe në atë epokë rrinim përpara ekranit të vogël dhe nuk e kuptoja pse shifra nuk shënonte 100%. 

Zgjedhjet e lira në atdhe i përjetova si aktore se votoja. Një shans i pa përshkrueshëm këto zgjedhje të para të lira dhe faleminderit shumë të madh prindërve të mi që nuk më  ndërhunë në zgjedhjen time megjithëse evidente në ato kohë ndryshimesh të mëdha. 

Sot, votoja në Francë, për presidentin e ardhshëm. Duhet të pohoj që isha e emocionuar. Nga ana tjetër me një çik keqardhje për faktin që kur vjen puna për zgjedhjet në atdhe, e ndjej veten të pa aftë për një gjykim.

Publicité
Publicité
Commentaires
E
dhe une ashtu si ty:(
T
ne fakt eni ti mund te votosh ne ambasade, ashtu si edhe une. E keqja eshte qe nuk mund te gjykoj sot mbi ç'ndodh ne atdhe se jam shume larg dhe mgjth mundohem te informohem, nuk e ndjej veten aq te zonje sa te marr nje vendim. Me vjen sh keq po ç'ti besh.
E
une s'jam bere mbare me votu dot deri tani.kur isha ne atdhe isha e vogel , tani qe u rrita nuk jam aty:)
Publicité