Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 avril 2007

Problemi im i ditës

Pesë arsyje për të mos bredhur rrugëve në një qytet të bukurs siç është Parisi :

tena

1. ka shumë zhurmë që vjen nga makinat. Një nga përshtypjen mbresëlënëse të vizitës time të parë jashtë shtetit, ka qënë shpejtësia e makinave në qytet. Ka thashetheme që edhe në atdhe jemi bërë si jasht shtetit në këtë drejtim, me një ndryshim të vockël që në atdhe, njeriu i verdhë, është jasht ligjit (të rrugës) ! Si rrjedhim, një kafe në një kafe nuk qetëson por ta bën kokën daulle.
2. nuk kam kafenë time, hajde po futem brënda tek tavolina afër dritares. Normal ka shumë për të prëvuar do të thoni ju, veç në një qytet gjigantesk, të mungon ajo qoshja ku i flet të gjithëve në klub dhe i njeh me rrënjë e dhëmballë.
3. Ka shumë tentacione nga vitrinat e shumëllojshme dhe shumëngjyrëshe, argumenti më sipër përjashton një parkim në kafe, jam e detyruar të bëj lèche vitrine [lesh vitrinë] siç thonë këtu që në shqipërisht do të thotë, lëpirje vitrinash.
4. Bën vapë. Ja fut kot do të thoshit ju, si mund të jetë një argument ky. Po, po këtu kur fillon e bën vapë, nzehet asfalti, nevrikoset fare dhe atmosfera bëhet e rënduar. As në hije nuk gjen karar.
5. Ika të punoj se ja fus një çik kot, qyteti është i mrekullueshëm dhe ka gjithmonë plot gjëra për t’u parë.

Shkruajtur pasi rrifillova punën mbas një mëngjesi pushim (një gjysëm dite pushim) duke bredhur rrugëve dhe kafeve.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
no koment
S
lene pastaj kur fillon e ngaterron te nxehten nga poshte me lepirjen.

obobo, e prisha fare!
T
nuk eshte fare higjenike, sidomos per karten (ha ha)
S
me fal po... sikur nuk eshte higjenike ajo lepirja e vitrinave, apo e kam gabim une?
T
e.T. nxehtesia vjen gjithmone nga posht dhe komandon edhe siper -ha ha.

Sigurisht qe duket e çuditshme nxehtesia nga poshte veç ketu kur ben sh ngrohte te duket vetja si ne nje sauna.

Ke kohe qe nuk me ben verejte drejtshkrimore = 10 ne gjuhe! - tmerre e kam pasur gjithmone gjuhen.
Publicité