Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
27 avril 2007

Makina e tuqe

20070425_011

Sot duke ecur shikoja një grua të re që kruante me gishtin e saj nje njollë të vockël tek makina e bardhë borë. Bënte atë veprimin, e dini që fusim gishtin një çik në gojë për ta lagur, ngremë sytë për të parë që nuk na pa njëri dhe pastaj krujmë njollën apo thërimen e ngjitur tek bluza apo tek krahu . Kjo vajza kruante makinën ! Sigurisht që këtu nuk ka shumë pluhur si në atdhe por një makinë që ri përjashta pa lëvizur më shumë se dy javë, ju siguroj që pamja, duke qënë brënda, shfaqet turbull, betohem. Bie edhe shi ndonjëherë, ka pëllumba që … dhe të tjera pislliqe. Për çfarë doja të flisja se harrova, ah në përgjithësi francezi është i dashuruar me makinat e tij (duhet të jetë ndërkombëtare në botën moderne në fakt). Vërehet një tendencë intensifikimi i kësaj dashurie drejt jugut të vendit. Bregdetarët në jug, janë më të lidhur me mjetin transportues se sa qytetarët në kryeqytet p.sh. Ne flasim për kafësht veç makina është objekt. E pranoj që ka të lezetshe veç shiko të shjkretin sa e ka munduar makina, i ka thinjur kokën.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
per te gjithe - ne fakt une nuk i kam sh qejf makinat si objekt. E imja, se ketu je e detyruar nje çik, eshte per ibret dhe preferoj vertet trenin.
B
@shqipo, iku koha e fustonit, ka ardhe koha e makines mer cuno:)))
S
@belle: sa e keni rrit pazarin ju gocat kto kohet e funit! s'ju mjafto fustoni po doni makine direkt
B
tate s'du fustan<br /> du makine tuqe per bajram:))
E
shqipo: ))
Publicité