Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
28 avril 2007

Tonino BENACQUISTA

tenaTonino Benaquista [Tonino Benakista] është një autor francez me origjinë italiane i lindur më 1961. I rritur në rrethinat popullore të Parisit, në fëmijërinë e tij kalonte më shumë kohë para televizorit sesa duke lexuar. Zgjedh të vazhdojë studimet në degën letërsi dhe kinema, studime që i lë përgjysëm për të shkruajtir. Për të siguruar jetesën, bënë punë të vogla si transportues tablosh në galiri arti ose roje në tren nate. Personazhet e para në shkrimet e tij do të frymëzohen nga këto eksperienca.

Këtu doja të flisja mbi një libër në veçanti të këtij autori, që quhet « La comedia e dështakëve », kujdes nuk është një përkthimi i imi i titullit në shqip por libri i vërtetë i përkthyer. Ky është një libër policor i shkruajtur me humor dhe që veç intrigës kryesore, flet gjithashtu për jetën e emigrantëve, fenë, biznesin në Itali dhe bile përmënd Shqipërinë. Ja u lë ta zbuloni vetë se libri është vërtet shumë interesant dhe lexohet shpejt. Mund të gjeni edhe në anglisht dhe sigurisht në frëngjisht. Është një nga autorët francez që kam ndërmënd t’i lexoj të gjitha librat ndaj dhe e këshilloj. Ka shkruar libra policor ashtu si dhe romane, tregime dhe novela.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Elais me thuaj pershtypjet e tua nese e lexon.
E
Interesant.<br /> Faleminderit per sugjerimin.
Publicité