1 Maji
Festa e puntorëve është shumë e festuar këtu si vënd socialist. Kjo dite është një traditë tashmë.
Për arsye personale nuk munda të dilja ndaj një reportazh më të hollësishëm mbi këtë festë këtu e premtoj për vitin tjetër. (Tjetri që flet mbi vitet që do të vijnë në këtë blog !).
Ka një traditë tjetër po aq të rëndësishme në këtë datë, është dhurimi i këtyre luleve.(Ndihmë edhe prindi nuk e dinte si quhet në shqip). Gjithandej nëpër rrugë shikon shitsa ambulantë që shesin tufa të vogla me lulen në fjalë. 1 Maji është dita e vetme kur kushdo mund të shesi lulet e ditës së shënuar pa marrë një leje në Bashki. Dhe ka plot lule që shiten. Të dhurosh një degë, simbolizon dashuri, respekt dhe fat. Dhurimi bëhet mes miqsh, familjes, së dashurit ....
Atëhere këtë lule për kuzhdo që kalon këtej në këtë ditë të një majit.