Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
2 mai 2007

Zgjedhjet, e parafundit besoj

IMG_0001_200722 IMG_0023_200722 IMG_0002_200722

Kam kaq kohë që kam fotografuar dhe bërë montazhin e këtyre fotografive. Bëhet fjalë për një fushatë sensibilizimi ndaj aksidenteve automobilistike në Francë. Ç’lidhje ka kjo me zgjedhjet do të thoni ju, po vjen sqarimi po vjen. Një nga premtimet e Presidentit që po mbaron presidentimin, ishte që do të ulte numrin e aksidenteve me makinë në Francë. Mund të themi që është një nga premtimet pakta të mbajtura. Aksidentet janë ulur vërtet dhe duhet thënë që metodat e sensibilizimit dhe të dënimit kanë qënë dhe janë të larmishme dhe të shumta. Po mundohem të përmënd ca:

  • në televizor shikon klipe me aksidente,
  • radarët që masin shpejtësinë e makina sidomos në autostradë janë n-fishuar,
  • kontrollet policore jo vetëm për shpejtësinë por edhe për përdorimin celularit në timon i gjen gjithandej,
  • fushata informimi në diskoteka për të dekurajuar ata që kanë pirë të marrin makinën,
  • dënimin me burg të një pronari të një bari që lejoi një shofer të dehur në lokalin e tij të merte makinën gjë që shkaktoi një aksident.
  • Etj etj

Dhe ja edhe këto tabela që japin përshtypjen e të qënit të panumërta në këtë boulevard qëndror, rue de Rivoli, ku ka shumë dyqane dhe shumë njërës si rrjedhim i dyqaneve sigurisht.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
shqipo, edhe une mendoj se eshte e domosdoshme veç a na degjon njeri ?
S
sikur te kishte edhe ne shqiperi kshu fushatash...
T
dhe nga ana tjeter nuk ben pjese tek prioritete e shtetit tone te dashur dhe te varfer. Nejse ne qe jemi ketej enderrojme dhe shpresojme.
B
Tena, e drejte! Mungesa e informimit ndaj masave le shume per te deshiruar ne atdhe, dhe kjo besoj eshte per faj te te dyja paleve. Ne atdhe mungojne fondet, por sic ke permendur dhe vete s'dine te vene intelektin e tyre ne perdorim. Kot s'thone "me mire te dish sesa te kesh".
T
belle fleur, ne fakt ajo qe dua te them eshte edhe qe shume gjera behen duke edukuar dhe informuar njerzit. Kur flasim per atdheun dhe themi jo po nuk kemi edukate ose njerzit nuk dine, duhet te themi me shume nuk kemi leke dhe pastaj dijen ti perdorim me mire. P.sh. autostrada e pare ne atdhe u ndertua pa nje informim si duhet perdorur. Sigurisht ka kembesore qe kalojne, makina qe ecin ne te kundert dhe nuk duhet te çuditemi mendoj.
Publicité