Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
6 mai 2007

Një pamje e rrallë në Seine

20070424_049

Kjo është La Seine [la senë], lumi që kalon në mes të Parisit. Sa herë kaloj pranë këtij lumi, më kujtohet zysha ime e historisë në gjimnaz. Ajo na shpjegonte që në të gjitha kryeqytete e mëdhaja të botës kalon një lumë në mes të kryeqytetit ashtu si edhe në Tiranë, kalon Lana. Sigurisht të gjithë e dinim që ajo bënte ironi veç mes nesh nuk mund ta krahasonim Lanën tonë me tjetër gjë. Seine është një lumë i madh dhe ku mund të kalojnë anije veç ngelet një lum i pisët për të lejuar njerzit të lahen. Presidenti që lë karrigen sot, kishte premtuar ta shnërronte në një lum ku ai do të mund të lahej veç i ka ikur mosha besoj. Notarët që shikoni në fotografi, pamje  vërtet aq rrallë nxitova me apartin tim ta fiksoja, janë policia e lumit që stërvitet për të shpëtuar të rënit në ujë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
edrus, ka nje plazh artificial dhe une kam mare ca fotografi vitin e kaluar:
http://tenaneparis.canalblog.com/archives/2006/08/07/2428853.html

dhe çmontimi i plazhit:
http://tenaneparis.canalblog.com/archives/2006/08/30/2580839.html
T
zog, bera ca kerkime ne internet, se e kisha me te degjuar, dhe lajmin e fundit qe kam 2005 http://idf.lesverts.fr/article.php3?id_article=163, larja e njerzve ne lume eshte e ndaluar. Bile kjo eshte nje nga premtimet e pambajtura te presidentit qe mbaroi pune kur ishte kryetar bashkie. Per aparatin eshte nje semi profesionel por qe e kam ne perdorim dhe nuk di ta prdor vertet.

StrangeMAN mos na shaj lanen se mezi e kemi, ku do te hidhnim plerat ilegale perndryshe (ha ha). Mgjth heren e fundit kur kalova nga ato ane, e kishin pastruar te pakten nga ana e jashtme.

edrus, do te ve ca fotografi

shqipo, peshku eshte krap dhe veç nje supe me hala, nuk e di çmund te bejme tjeter per me shume qe peshqit vertet jane gjalle veç nuk e dime ç'hane.

eni, pjesmarrja eshte vullnetare per garen ilegale te notit ndersa spektatoreve ju duhet vetem nje vize duke genjyer mbi motivin (ha ha)

zog, secili te veten. Sigurisht zysha ime ironizonte dhe besoj askush nuk do te krahasoj vertet nje lume me nje perua veç asnje ne kete blog nuk e ka seriozisht ne kuptimin akademik. Nderkohe une tashti qe e kuptova qe ka nje njeri qe jeton ne paris, nuk mund te tregoj çfare te dua.

strangeMAN, nese nuk nxehemi nuk jemi shqiptar nderkohe nuk e di nese zog e ka me mua apo me ty !
S
i dashur zog, krahasimi ishte ironizues. Me vjen keq qe e ke marre kaq seriozisht sa te na besh nje detajim te trajtimit te mutit ne France.

Gjithashtu, dua te te siguroj qe me kriteret e normalitetit tek te cilat une bazohem, ndihem 100% normal.
te uroj shendet ty dhe i kerkoj ndjese tenes per repliken qe nuk kishte lidhje me temen dhe qellimin e postimit.
Z
mjafton te benit nje kerkim ne google sa konsumoni fjale pa thene gje me vlere. sa i perket peshqve ne sene shihni ketu http://www.cemagref.fr/informations/dossiersthematiques/AmenagementVieAquatique/Recherche07.htm

per me shume google.

sidhe te krahasosh senen me lanen, perveçse ne menyre figurative si lumej te dy kryeqyteteve respektive, duhet mos jesh normal.

ne france ujerat e zeza nuk derdhen ne lumenj ose perrenj ne asnje fshat te humbur jo me ne paris. çdo pallat ose shtepi ka ne themele, kur nuk ka nuk ka depo te posaçme afer, nje si bunkeret e enverit te cilat duhet ti keni pare si jane. kjo lloj kupole eshte e mbushur me karbon, e te tjera elemente, pasi filtrohen vetem atehere uji derdhet ne natyre.

nje profesor kur na thirri nje here ne shtepine e tij te pushime ne herrault (monpellier) atje ku ka studiuar enver hoxha, kete na tregoi me mburrje kur nga kurioziteti i shtrova pyetjen sepse pikerisht kishim shkuar te benim plazh atje.

pra ne france muti trajtohen njesoj si pleherat e tjera. nuk derdhet ne natyre nje grime, perveçse ne gjendje plehu.
E
shqipo:))
Publicité