Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
10 mai 2007

Pyetsori

ecrire_big

Pyetsorët nuk janë për mua, bile nuk i kam fare qejf dhe mezi i plotësoj por nga ana tjetër jam vajzë e bindur dhe më në fund ju binda mikut banues ne Greqi:

1. Lumturia e plotë për ju është? Krahët e vegjël apo të mëdhenj që më përqafojnë.
2. Çfarë ju bën të çoheni në mëngjes? Fjala mami kur ajo thuhet ose në pritje që të shqiptohet. Në fakt kur mësohesh të zgjohesh herët, shpesh të del gjumi vetë.
3. Hera e fundit që u shkritë në të qeshur? Nuk e shënoj në kalendar, në fakt nuk kam kalendar.
4. Vetia kryesore e karakterit tënd, cila është? – kujdes, kam gjithmonë një opinion për të shprehur.
5. Mangësia juaj kresore? Në përgjithësi nuk jam dakord !
6. Në cilat gabime tregoheni më tolerant? Në ato që arrij të kuptoj, dhe ju siguroj që përpiqem.
7. Me cilën figurë historike, je i apasionuar? Me historinë, në përgjithësi.
8. Cilët janë sot, heronjtë tuaj? Poshtë heronjtë dhe rrofshin njerzit e vërtetë.
9. Udhëtimi juaj më i dashur? Ato që do të vijnë.
10. Shkrimtarët tuaj më të dashur ? ka plot shkrimtar që mendoj do lexoj të gjithë librat e tyre si Kadare, Kongoli, Kundera, Eco, Márquez, Zweig, Roth, Ellroy, Le Carre, Vargas, Cauwelaert etj etj serioz apo me pak serioz, për atë që shkruajnë apo si e shkruajnë dhe plot të tjerë që nuk i njoh akoma.
11. Cilin virtyt, vlerësoni tek një burrë?
12. ....dhe tek një grua? Shumë e vështirë të përgjigjem se nuk i ndaj dot ndaj për një njëri do të thosha ndershmëria e të pranuarit të vetes !
13. Kompozitori juaj i prefeuar? Pyetja është një kompozitor klasik ? nuk jam shumë njohëse e kësaj muzike duke mos qënë fare injorante. Me pak fjalë njoh vetëm meloditë më të njohura dhe si rrjedhim nuk mund të zgjedh.
14. Këngën që fishkëllen kur je në dush? Nuk i fëshkëllej veç i këndoj në kokën time dhe jo vetëm në dush por gjatë gjithë ditës ndonjëherë, janë këngët e kalamajve. (është ajo pjesa me detyrim dhe përcaktim se jo vetë dëgjoj gjithë kohën por edhe duhet t'i këndoj dhe kështu gdhënden tek tuli).
15. Libri me mbresëlënës? La religieuse e Diderot (është e përkthyer në shqip veç nuk më kujtohet titulli, murgesha mbase). Ka libra të tjerë veç të lartpërmëndurin e kam lexuar më shumë se një herë në rininë time të hershme
16. Filmi më mbresëlënës? Dikush tjetër e përmëndi “Lulëkuqet mbi mure”, mua më ka lënë pa gjumë kur e pashë herën e parë, para n vjetësh gjithashtu.
17. Piktori juaj i dashur? Më pëlqen arti modern, jo gjithshka sigurisht, veç nuk mund të jap një emër. Ekspresionistat kur i pashë herën e parë më impresionuan vërtet shumë.
18. Ngjyra juaj e preferuar? Nuk e di, të gjitha !?.
19. Cilin quani, suksesin më të madh tuajin? Integrimin e plotë në një vënd të huaj, megjithëse është dhe merita e vëndit.
20. Pija juaj e preferuar? Uji pas buke, ose një kafe e shkurtër në atdhe ose në Itali. Nuk do të thotë që nuk pi verë, të bardhë dhe të kuqe dhe kam pirë edhe plot kaçurrel në fillimet e kioskave.
21. Për çfarë jeni penduar më shumë? Për momentin nuk jam njëri i penduar, jo se nuk kam ndërmarrë vendime të gabuara por se i kam marrë e bindur që edhe pse ishin të gabuara nuk mund të bëja ndryshe.
22. Çfarë urreni më shumë nga çdo gjë? Njerzit e rremë.
23. Kur nuk shkruani, cili është hobi juaj i dashur? Të shikoj një film interesant ose të lexoj një libër – edhe kur nuk shkruaj se nuk është aktiviteti im ky, mbasi i të tjerëve.
24. Frika juaj më e madhe? Në këtë moment avioni, por shëëttt është sekret.
25. Në cilin rast, zgjidhni të thoni gënjeshtra? Do të thoja më shumë gjysëm të vërteta kur e vërteta nuk është e domosdoshme ose kur fëmijët pyesin a ekziston plaku i vitit të ri.
26. Cila është moto-ja juaj? Shumë e thellë, nuk ja kisha bërë vetes ndonjëherë këtë pyetje ndaj po e lë.
27. Si do preferonit të vdisnit? Nuk e kam menduar, për momentin dëshiroj shumë të jetoj.
28. Nëse ju ndodhte të takonit zotin, çfarë do të donit t’ju thoshte? Mua ? mendoj që do të ishte mirë t’ju fliste më qartë të njohurve dhe të na lë rehat, ne, të panjohurit.
29. Në ç’gjendje shpirtërore ndodheni kësi kohe? Në ankth.

Dhe sepse si shume njërzore që jam, nuk dua të vuaj vetëm ftoj : Enin, Banago, e.T, Kastadiva dhe Amour
t'ju përgjigjen pyetsorit. Nëse të mësipërmit nuk më vrasin, faleminderit dhe le t'ja kalojnë stafetën te tjerëve.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
elais, se^pse nuk jam dakord(5), e gjeta ketu dhe hop ngjita dy pyetje.

belle fleur, faleminderit

amour, nuk eshte urgjente, kur te duash

n.ago - pergjigja ngelet e njejta. Une e kam sh qejf muziken dhe degjoj gjithshka bile edhe rap apo techno
N
Kam mendimin se, kjo autointervistë, na solli, më shumë se kurrë, pjesë të karakterit tënd!
-Pyetja për kompozitorin, qe në përgjithësi.
A
tek 5 dhe un ashtu jam

p.s merci pr ta invitation mais je suis tr ocuppé et je ne te promet rien,dèsolé.te uroj uikend te kendeshem à Paris :)
B
"krahet e medhenj dhe te vegjel" - very sweet!
E
5 me pelqeu teper.
11+12 ishte gjithashtu pgj e duhur ne kete rast :)
Publicité