Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
14 mai 2007

Lajme nga Franca

Siç thotë edhe Eco në librin e tij Baudolino « Natyra nuk e duron dot boshllëkun ». E kam fjalën për lajmet e ditës në Francë. Të djelën, para disa ditësh, u zgjodh presidenti në Francë. Një i ri që duhet të zërë vendin e të vjetrit. Posti lirohet më datën 16, pra pas dy ditësh dhe as njëri as tjetri nuk bëjnë ndonjë gjë të madhe. Pra në Francë ka një boshllëk politik. Gazetarët, shumë afër me hallet e popullit, bëjnë punën e tyre dhe mundohen ta mbushin. Atëhere ca nga të rejat nga Franca :

- Presidenti sapo mori vesh lajmin, hengri dhe fjeti ne nje restorant – hotel  lluksoz në qëndër të Parisit (gjumë të ëmbël !)

bateau- Të nesërmen, ashtu si dhe jet – set, presidenti taze, iku për pushime në Maltë në një jaht (afërsisht 100000 euro java) i ftuar nga një biznesmen francez (edhe !)

cecilia- Sot marrim vesh që një gazetë ka autoçensuruar një artikull që fliste mbi mos votimin e gruas së rradhës të fituesit. Ka thashetheme që nuk janë më bashkë veç këtu nuk duam të flasim për jetën private të politikanëve duke bërë një çik thashetheme megjithatë. (Aq na bën)

sego- Pjesë nga një libër, i shkruajtur nga dy gazetare serioze, po bën shumë zhurmë në këto momente. Libri flet mbi influencën, në fushatën presidenciale, e marrdhenieve bashkëshortore mes kryetarit të PS dhe kandidates të cilët janë çift me katër kalamaj. Thuhet që libri nuk është shumë ineteresant, vetëm pjesët e botuara në gazetën e lartpërmëndur duhen lexuar ! (mbas pilafit !)

Publicité
Publicité
Commentaires
T
e.T. aq me ben e shoqja, une pres çdo beje i zgjedhuri.

Amour, socialistet ne france e kane me shume hallin tek ideollogjia se tek njerzit, e kane mendjen me shume tek votat e liges komuniste me shume se tek njerzit e thjeshte dhe qe kane probleme. Lere lere se nxehem por nuk dua te behem shume serioze.

Elais, ne fakt flas duke mos folur por nese fitove, me behet qejfi per ty dhe per mua qe gjeta nje shoqe qe po me njeh mire.
E
Kisha vene bast me veten nese do t'a vije lajmin per gruan e Sarkozy qe nuk votoi.
( E fitova kuptohet)

A
po ça ben dhe keta socialistet ne fr.,pasi iku Sarko me pushime ne Malte?i vun zjarrin makinave?ajo bashkshortja e Sarko,madame cecile,nuk i degjon koka fare si nuk vajti ajo te votonte per burrin?apo ishte e zen pas atyre burrave te tjer?
"les sans papiers"?ça do behet me ta ?Sarko do ti perzeri te gjithe me duket?"on va les passer au karcher"il a dit
E
a, po e le. nuk u lejokan thashethemet..:)
Publicité