Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
28 mai 2007

Të rejat e fundit

Mbas një mungese të disa ditësh në blogosferë, po vij me dy lajme të reja për mua por mbase të vjetra për disa nga ju. Bëra një xhiro të shpejtë dhe nuk gjeta gjë në blogje për të thënë të vërtetën.

Lajmi i parë është festivali i filmit i quajtur “Ditë të filmit Shqiptar në Athinë” dhe që mbahet në këto momente – 24 deri më 30 Maj në Athinë. Festivali përfhsim filma nga Shqipëria dhe Kosova. Do të shfaqen rreth 30 filma, krijime që datojnë duke filluar nga vitet ’70. Marrin pjesë edhe dy krijues grek me dy filma që trajtojne problemet e emigrantëve shqiptar në Greqi. Kush del nga ato anë mbase na jep më shumë informacion.

libri_shqiperiaLajmi i dytë, është botimi i një libri me hartat e Shqipërisë. Libri është i domosdoshëm për turistat aq të deshirueshëm për zhvillimin në atdhe të këtij aktiviteti. Për të qënë e sinqertë mendoj që dhe ne, emigrantët, nuk do ishte keq ta mbanim tek porta e makinës.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Programi, i derguar nga miku une nga Greqia N.Ago.

25 maj
Edeni i braktisur- Eno Milkani
Nusja dhe shtetrrethimi- Kristaq Mitro, Ibrahim Muça
Ura- Artur Muharremi
Metamorfoza-Artur Dauti
Tuneli- Ilir Butka
Vitet e Pritjes- Esat Mysliu

26 maj
Koha moderne-Artan Maku
Rituali-Albert Malltezi
Skëterrë 43- Rikard Ljarja
Tirana, Viti 0- Fatmir Koçi
I dashur armik- Gjergj Xhuvani

27 maj
Gjeneral Gramafoni-Viktor Gjika
Luleborë- Robert Budina
Busulla-Bujar Alimani
Dasma e Sakos-Vladimir Prifti
Lule të kuqe, lule të zeza- Mevlan Shanaj

28 maj
Shqiptarët në kinemanë greke
Mirupafshim- J. Koras, K. Vupuras
Pengu- K. Janaris

29 maj
I mërguar dhe i ndjerë i barabartë- Ylli Pepo
Koha e dashurisë së akrepave- E. Faja, B. Shijaku
Kosova 11.9- Burbuqe Berisha
Kukumi- Isa Qosja
Letra ere-Edmond Budina

30 maj
Les Fauves- Stefan Taci
Lira- Saimir Kumbaro
Natë pa hënë- Artan Minarolli
T
Amour, e kuptova e kuptova. Mbase me jep nje ide shkrimi se ne keto memente nuk e kam shume tete-n
A
la fete des voisins ,ca te dis rien?
modalitete e ekzekutimit jan tashme te njohura,à la shqiptarçe :))
T
eni, po shkoj ti bej tok tok tek dera.
E
e vertet..ç'u bere Neki?:)
Publicité