Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
31 mai 2007

Gjobat

20070425_019Personazhet më të sharë, më të mallkuar apo çfarë të doni ju në sensin negativ, janë ata që vënë gjobat për makinat që janë garuar keq. Dy pika për tu sqaruar. E para, them njerzit se mund të jenë policë, si në fotografi, apo njerëz me uniformë, zakonisht femra, që merren vetem me këtë punë (hanë të shara gjithë ditës). 20070425_020Pika e dytë për tu sqaruar, të garuar keq, jo në kuptimin që nuk dinë ta vendosin makinën si duhet, si puna ime, por që nuk paguajnë vëndin e garimit. Në Paris duhet të paguash afërsisht dy euro orën për të braktisur makinën në një vënd të lejuar. Nëse nuk paguan, ligjërisht, çdo gjysëm ore, ke një gjobë 11eros. Kur e garon në një vënd të ndaluar, gjoba është 33 euro dhe rezikon të të heqin makinën. Dhe pastaj thuhet që këtu jemi të edukuar dhe respektojmë rregullat !

Publicité
Publicité
Commentaires
T
amour, nuk degjova gje, j'aime pas trop.
shqipo, dhe qe une doja te bleja kete mini-n dhe me duket gjgande ne krahasim me origjinalin. Nderkohe ju amerikanet me moden me traktor, qe eshte e ndjekur edhe ketu, na moret frymen me smogun ! - ne fakt nuk i kam sh qejf makinat dhe aq me pak makinat gjigande.
S
sa te vockla i keni makinat ju anej nga parisi :)
A
tena si te mos nevrikosem un me bilet ne do dhe kuke ju lutur atyre"patateve"" ata nuk donin tani e hengren ata!
tu prends ton ammende et tu la colle sur la pre-brise de la voiture à coté

si tu n a pas compris je t'ecrirais en pm

ET--po ça ti themi ne ne vend te 'garim" ?parkim?a nuk eshte fjal e huaj?
T
Amour, he o burr i dheut na thuaj si ja hudh nashti se nuk ja them njeriut. Nderkohe thuhet qe sido qe te vije puna asnjehere, asnjehere, asnjehere nuk duhet te nervikosesh.

e.T. e keqja e kesaj pune eshte qe jo vetem kur e rilexoj fjalen pas verejtejs tende, nuk me duket gabim por me shume nuk me vinte ne mendje fjala e vertet - na mori lumi.

Its - c'est la vie, e keqja eshte qe kur flasim vetem nje gjuhe te jashtme e humbasim pak nga pak gjuhen tone.

edrus, nuk me ka rene rasti te ndeshem me xhandaret per me shume qe nuk kam shume kohe ne timon (ha ha).

belle fleur, edhe ketu ne Paris, makina eshte e panevojshme. Une jetoj ne rrethinat e aferta dhe nuk kam nevoje per makine veç kur punon nga nje rrethine ne tjetren, makina eshte e domosdoshme dhe po te kesh nje takim ne paris, te presin vetem aventurat mes trafukut dhe gjetjes se nje vendi per tu PARKUAR - uf e.T e mesuam nje fjale te vjeter te haruar.
E
mire ne France qe i "garojne" por ju ne New York i paketokeni:)
"ketu ne NY eshte problem vertet me pakimin," :)))
O Tena, mire qe ti i ben keto "gabime" qe te buzeqesh une dhe per kete shume te falenderoj por hipnotizon dhe ata qe lene shenime ketu.
Shih ç'shkruan Amorja e Bruxelit :"te betohem e kam grisir "
Rrooooofsh Tena!!!!!! :)))
Publicité