31 mai 2007

Gjobat

Personazhet më të sharë, më të mallkuar apo çfarë të doni ju në sensin negativ, janë ata që vënë gjobat për makinat që janë garuar keq. Dy pika për tu sqaruar. E para, them njerzit se mund të jenë policë, si në fotografi, apo njerëz me uniformë, zakonisht femra, që merren vetem me këtë punë (hanë të shara gjithë ditës). Pika e dytë për tu sqaruar, të garuar keq, jo në kuptimin që nuk dinë ta vendosin makinën si duhet, si puna ime, por që nuk paguajnë vëndin e garimit. Në Paris duhet të paguash afërsisht dy euro orën për të braktisur... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:26 - - Commentaires [14] - Permalien [#]

30 mai 2007

Burokracia dhe emigrantët

Francezët janë të njohur për dashurinë e tyre ndaj letrave. E kam fjalën për letrat burokratike. Kur isha akoma studente këtu, nuk e di sa fotografi, çertifikata etj, etj kam dorëzuar për të rregulluar qëndrimin tim. Nuk mund ta imagjinoni dot dosja që duhet kur ke nje problem. Akoma më e vështirë është kërkimi i një sqarimi apo preçizimi me telefon. E vështirë them unë, e pamundur. Kur në një letër zyrtare, sidomos ato për të huajt, ka një numër telefoni, është e kotë ta provoni t’i bini se humbni vetëm kohën. Nuk ka asnjë njëri për... [Lire la suite]
Posté par tetena à 12:38 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
28 mai 2007

Të rejat e fundit

Mbas një mungese të disa ditësh në blogosferë, po vij me dy lajme të reja për mua por mbase të vjetra për disa nga ju. Bëra një xhiro të shpejtë dhe nuk gjeta gjë në blogje për të thënë të vërtetën. Lajmi i parë është festivali i filmit i quajtur “Ditë të filmit Shqiptar në Athinë” dhe që mbahet në këto momente – 24 deri më 30 Maj në Athinë. Festivali përfhsim filma nga Shqipëria dhe Kosova. Do të shfaqen rreth 30 filma, krijime që datojnë duke filluar nga vitet ’70. Marrin pjesë edhe dy krijues grek me dy filma që trajtojne... [Lire la suite]
Posté par tetena à 23:59 - - Commentaires [13] - Permalien [#]
24 mai 2007

Familja Lament - George HAGEN

Përmbajta : Libri përshkruan jetën e familjes Lament , nga njohja e prindërve deri ne momentin qe djali i madh, tashme i rritur, fillon jetën e tij si nje Lament i vërtetë « që udhëton gjithë kohës ». Ky libër është i ndërtuar si një saga familjare që na shoqëron në kontinente të ndryshme dhe në kohe, momente historike të ndryshme. Duke ndjekur familjen Lament, ndjekim edhe shndërimet kolosale që kanë ndodhur në kohën moderne në shoqërinë tonë sidomos në lidhjet brënda familjes. Kritika ime : E bleva këtë libër sepse autori është... [Lire la suite]
Posté par tetena à 21:27 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
23 mai 2007

Energjia

Mendoj që të gjithë kemi një histori me bateritë. Gjithomë kur mbarojnë nuk kemi më në shtëpi. Kjo është faza e parë. Faza e dyte, qe mua nuk ma ka zgjidhur problemin, janë bateritë që karikohen. Çmimi është një çik i shtrenjtë veç mendon që nuk është i keq si investim: 1. do të kesh gjithmonë bateri të karikuara në shtëpi dhe 2 blerja është një herë dhe jo n herë (n nga 1 në infinit). E keqja është që gjthmonë je me vonesë dhe nuk ke kohë të ngarkosh bateritë. Një varian më i evoluar, bateritë e integruara në aparat, p.sh. celulari,... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:41 - - Commentaires [6] - Permalien [#]
22 mai 2007

Festa e bukes

Kjo eshte nje feste qe zhvillohet çdo vit ne France. Perpara katedrales te famshme, me duket si nje feste qe vjen nga larg, shume larg.
Posté par tetena à 22:22 - - Commentaires [2] - Permalien [#]

21 mai 2007

Bernard Kouchner

Dhe ja përsëri politikë. Pas zgjedhjes së presidentit, vjen emërimi i kryeministrit. Detyra e parë e kryeministrit është formimi i ekipit të tij. Në realitet, nëse presidenti ka besim të plotë tek kryeministri, kjo fazë realizohet me një bashkëpunim të ngushtë mes kryeministrit dhe presidentit. Pervoja këtu tregon që është ky i fundit që zgjedh dhe vendos. Nejse nuk ishte qëllimi i këtij mesazhi. Kjo qeveri e djathtë, e nje federate të shumë partie të djathash, emëroi një ministër shumë të rëndësishëm që vjen nga kampi armik. Akoma... [Lire la suite]
Posté par tetena à 20:41 - - Commentaires [2] - Permalien [#]
20 mai 2007

Aktivitet i shoqatës Francë - Shqipëri

Të mërkurën më 13 qërshor, duke filluar nga ora 20 Prezantimi i teatrit « Doruntina » interpretuar nga aktorët e « Cours Florent » dhe me regji të Anjeze MARA sipas romanit me të njëjtin titull të Ismail KADARESË Adresa : Maison des Cultures du Monde (MCM) 101, boulevard Raspail 75006 Paris, Metro : Notre Dame des Champs Hyrja është e lirë veç paisuni me një ftesë duke kontaktuar Pascal Hamon ose Evelyne NoyguesTel : 01 40 15 36 26 E- mail : assoc.albania@wanadoo.fr site internet: http://assoc.wanadoo.fr/albania/
Posté par tetena à 23:15 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
18 mai 2007

Fundjava

Këtë fundjave të gjatë (fillimi të enjten, mbarimi të djelën) jam me pushime larg Parisit. Destinacioni është Bretagne [Brëtanjë] një krahinë e Francës për të cilën do të flas më vonë. Na falni për mungesën e përgjigjeve për komentet. Botuar të hënën
Posté par tetena à 14:49 - - Commentaires [4] - Permalien [#]
17 mai 2007

Ekspozita e artit ne Paris

Disa nga veprat e ekspozites te hapur para ca kohesh me artiste Kosovar. Me vjen keq por harrova te merrja emrat.   
Posté par tetena à 22:45 - - Commentaires [3] - Permalien [#]