Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
8 juin 2007

Udhëtim në Evropë

mjaftNuk e di nëse jeni në dijeni mbi këtë inisjativën e OJQ-së MJAFT për t’i dhënë mundësinë 50 studentëve më të mirë shqiptar të kalojnë një muaj pushime në Evropë. Inicjativa më duket shumë e mirë dhe është për tu përgëzuar. Të keshë një vizë dhe një biletë treni të vlefshme për të gjithë Europën është një fat i madh dhe një mundësi e pa parë për të zbuluar këtë hapësirë kaq të larmishme. Një muaj mund të duket pak veç mendoj që një udhëtim i organizuar mirë, mund te japë mundësinë e zbulimeve të këndshme. Nga ana tjetër duhet theksuar që për një udhëtim të tillë duhet një buxhet jo i neglizhueshëm. Duke pasur të afërm ose miq në ndonjë vend dhe duke shpenzuar minimumin e domosdoshëm në vende të tjera, duhet parashikuar një shumë prej 500 deri 1000 Euro, shumë që mund të jetë një çik më e vogël nëse udheton dyshe ose treshe. Nuk mendoj që një shumë e tillë të jetë e mundur lehtësisht për një familje normale në Shqipëri. Shpresoj që shumica e këtyre të rinjve, nuk do te shkëmbejnë eksperiencën e tyre në shtëpinë e një fisi emigrant në Europë që për më shumë duhet të shkojë në punë çdo ditë. Atëhere për të ndihmuar të interesuarit po vë këtu ca adresa të vlefshme për të takuar njerëz dhe për tu strehuar falas ose me çmime të lira:

• Hospitality Club – është një sitë ku njërëz nga e gjithë bota shkëmbejnë adresa ose presin turista. Duhet të regjistrohesh por pastaj gjithshka është e lehtë.
• Komuniteti i çiklistave amatorëndihmojnë turistat me biçikleta ose edhe pa këto të fundit.
• Shkëmbyesit e divanëve , kujdes bëhet fjalë për një sitë serioze. Njerëz nga e gjithë bota, mikpresin në shtëpinë e tyre udhëtarë qe duan të ndajnë së bashku edhe nje pjesë nga e përditshmja e vendit që vizitojnë.
• Auberges de jeunesse – janë si konvikte për të strehuar studentat. Ka në të gjitha vendet e Evropës
• Për ata që duan të vizitojnë Parisin, ja një OJQ që afron strehim dhe ushqim me çmime të arsyeshme.
Publicité
Publicité
Commentaires
N
Eh,vertet, e rendesishme eshte qe studentet te mos perfundojne tek fiserat, te cilet s'besoj se do te kene kohe t'iu bien mbrapa. Megjithate, une e thashe, eshte nje insitive shume e mire e ndermarre nga "Mjaft" dhe nese kjo OJQ ka mundesuar kete gje, te tjerat le t'i gjejne ndonje vend per strehim ketyre studenteve, sepse besoj se ne vend qe te shijojne mrekullite e Europes, do t'iu bien kembet duke pyetur lart e poshte per hotele. Megjithate, une kam besim tek "Mjaft", hera heres ka treguar nje fryme te re ne Shqiperi.
T
Elais, edhe une jam shume dakort me çfaredolloj inisjative per te njohur nje çik ne realitet boten ku jetojme dhe shpresoj qe kjo insjative te vazhdoje ne menyre serioze vitet e tjera dhe pse jo nga te tjera OJQ !

albatros, mendoj qe jemi dakord t'ju urojme udhetim te mbare studenteve. Per motivet e OJQ-se, nuk kam ndonje koment per te bere. Nese ti mendon keshtu une nuk kam ndonje opinion dhe nuk me intereson ne kete rast (sigurisht jo gjithmone).

nela, mendoj pak si ty. Duke menduar veten ne vendin e ketyre studente, mendoj qe ne ne Shqiperi jemi te pa pergatitur per te organizuar udhetime te tilla. Ketu, per te gjitha vendet ka libra guida dhe te rinjte ikin me nje çante shpine dhe pak lek dhe ja dalin mbane. Ne edhe per te shkuar ne nje qytet ne atdhe pyesim ne fillim nese kemi fis atje. Nderkohe mund te jete nje fillim, mbase jo i suksesshem por i mbare. Nderkohe ajo qe propozon ti nuk eshte e keqe veç a nuk do t'ju jepte pershtypjen stydenteve qe eshte kaq e lehte te udhetosh ne Evrope ! Nuk e di. Per mua e keqja eshte qe mund te perfundojne ne nje fis gjekundi dhe te mos luajne per 30 dite ?
T
Eni, ketu jam por nuk kam pasur shume kohe te jem para kompjuterit. Rifillojme menjehere dhe faleminderit per mesazhin.
N
Tena, ide shume e mire zgjedhja e kesaj teme per pushimet e organizuara nga "Mjaft". Ndoshta per shume studente shqiptare eshte nje mundesi e rralle, po te mendojme rradhat e gjata me ore te shqiptareve neper ambasadat e huaja per nje cope vize, te cilen shpesh here nuk e marrin. Megjithate, nje pjese e studenteve shqiptare nuk kane eksperience neper bote dhe nuk mund t'i japesh thjesht nje bilete dhe nje vize dhe t'i tregosh "ja ku eshte rruga". Te pakten "Mjaft" t'iu siguroje akomodimin, si adresa hostelash kuptohet qe nje pjese mund te lene sh. per te deshiruar). Dihet qe nje udhetim jashte kushton shume, sidomos fjetja dhe ngrenja. Sidoqofte, duhet pergezuar si inisiative, edhe pse paksa gjysmake. Pacim.

Ps. Se me erdhi nje mendim tani. A s'do te ishte me mire qe "Mjaft" te dergonte vetem 20 studente dhe jo 50, por te pakten ata qe do te shkonin mos te nderrmerrnin aventura kot me kot neper rruget e Europes????

Kalofshi te gjithe nje dite te kendshme!!
E
e dashur na ke humbur..uroj te jesh mire!
Publicité