Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
18 juin 2007

Një mrekulli në ekuilibër – Lucia Etxebarria

luciaPërmbajtja : libri është një letër e gjatë që një nënë e re i drejton vajzës së saj të sapo lindur. Në fillim faqet përshkruajnë në mënyrë alternative ardhjen e fëmijës me pritjen e saj. Këtyre dy linjave i shtohet më pas historia e autores nga fëmijëria deri në momentin e njohjes së babait dhe konceptimit e bebit. Akoma më pas, shtohet historia e sëmundjes së nënës së autores që ndërthuret me historinë e marrëdhënies së saj me këtë të fundit.

Kritika ime: Përshkruar si më sipër, libri jep përshtypjen e një historie te ngarkuar me shumë personazhe. Në fakt gjithshka është më e thjeshtë, është historia e ritjes së një vajze në kohët moderne, dhe më e ndërlikuar se përshkruhet qartë vështirësia e të qënit një grua, nënë, shkrimtare (ose të kesh një profesion) në shoqërinë e sotme, ku duhet të çlirohesh nga pesha e së kaluarës tradicionaliste për tu ripërcaktuar në këtë shoqëri duke menduar fort mbi të ardhmen që do të ndërtosh me fëmijët e tu.

Libri i shkruar në një formë autobiografike, ka shumë detaje të përbashkëta me të kaluarën dhe të sotmen tonë mendoj. Flitet për biografi dhe si kjo mund të influencojë fatin e njerzve (trajtimi i komunistëve ne kohen e Frankos ngjan me trajtimin e armiqve të popullit tek ne), pesha e një mendimi patriarkal në familje, lidhja e detyrueshme me pjestarët e familjes në një klimë shpesh hipokrite, mos thënia e të vërtetave që nuk pëlqehen në gjirin e familjes.

Është libri i dyte që lexoj të kësaj shkrimtareje dhe e vlerësoj shumë jo vetem temat që ajo trajton por edhe stili i shkrimit që është i rrjedhshëm dhe që nuk arrin të heqësh librin nga dora megjithëse dialogjet janë të rralla. Për amatorët e spanjishtes, mos hezitoni ta lexoni në origjinal.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
edrus, boll me paragjykime, lexo librat dhe na jep ca gjykime.<br /> <br /> belle fleur, mendoj edhe une qe edrus eshte nje çik i obseduar nga autorja dhe ndaj mbase nuk do ta lexoj.
B
@edrus, si ta harroje Vorpsin ajo kur ja kujton ti cdo sekond:))
E
Korba çupat....ngelën duke lexuar përralla nga jeta e të tjerave (unë po thoja shyqyr e harroi Vorpsin kjo :P
T
belle fleur, ne fakt nuk kam sh qejf te klasifikoj librat per çuna apo per goca. Per kete mgjth duhet te te jap te drejt veç ja u keshilloj edhe çunave se per te bere nje familje duhen te pakten dy veta , eshte me mire.
B
Ne listen e librave qe me duhet te lexoj po shtoj dhe nje tjeter qe duket mjaft interesant dhe i vlefshem per neve si femra.
Publicité