Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
21 juin 2007

Festa e muzikës.

muziquePër një çik nuk do të shkruaja për këtë festë sot e bindur që kisha folur tashmë vitin e kaluar. Pas një verifikimi të gjatë, ju siguroj nuk ju besoja syve të mi ndaj kontrollova disa herë, konstatova që vitin e kaluar në këtë kohë, këtë aktivitet kaq të rëndësishëm e kam kaluar në heshtje !

Pra sot është festa e muzikës që është caktuar enkas në ditën e verës që është gjithashtu edhe dita më e gjatë e vitit (lexuar para një minute tek Wikipedia për të bërë gjoja erudite).

Mua më pëlqen në veçanti kjo festë. Nuk e di nëse kjo ndodh ngaqë më pëlqen muzika apo festa apo të dyja në të njëjtën kohë. Festa më entuzjazmon dhe bile ja uroj të gjithëve megjithëse në përgjithësi ndesh më shumë me tinguj si përgjigje se sa falenderime entuziastei. Nejse francezët në përgjithësi duhet të protestojnë për gjithshka ndaj më përgjigjen me një hë hhhhh ose « kjo festa është kot, ka vetëm zhurmë dhe rrëmujë ». Mes nesh, rrugët janë të mbushura me të njëjtët francez dhe megjithëse ndër amatorët që mbushin rrugët ka që të çajnë veshët, gjen dhe shume inerpretues me cilësi aq sa nuk ke kë të zgjedhësh. Entuziazmi im mbaron këtu. Nuk kam kohë sot ta gdhijë rrugëve veç po bëra fotografi, ju premtoj t’i botoj nesër ose pasnesër.

Gëzuar festën e muzikës të gjithë

Publicité
Publicité
Commentaires
T
EH - duke pasur pak eksperience te siguroj qe nuk ka gje me te madhe sesa nje dashuri ashtu si dhe harresa e saj pas fillimit te nje tjetre. (Shpresoj te jemi vetem ne te dyja qe lexojme keto rreshta). Ndaj te uroj rishtas nje dashuri te madhe ne Paris ose diku tjeter dhe nje dashuri qe zgjat me shume kesaj here.
E
Ishte fillimi dhe fundi i nje dashurie.

Kujtimet e mia me te bukura i kam atje, sepse beri magjin e pa mundur...pavarsisht se me pas u shuajt.
Do te ngelet gjithmon qyteti i te dashuruarve per mua.

Paris sera toujour Paris, mais c'est nous qui avons changé.

Kujtime tetena, kujtime... :-)
T
Nela, ne mos gaboj organizohej ne Durres sot nje aktivitet i ngjashem !
T
EH - nuk e kuptova sh mire. Parisi eshte nje dashuri e mbaruar per ty ?

Me behet qejfi kur bisedoj me kalimtaret dhe shpresoj te te gjej ketu sa here qe kalon.

Per verejtej e fundit, me duket se nuk jam shprehur mire - e kisha fjalen qe kur nuk jemi me humor, muzika dhe gjithshka ne lidhje me te, mund te na ngreje nervat, mendoj une sigurisht.
N
sa e bukur duhet te jete kjo festa e muzikes...ketu tek atdheu meme...ehe, s'ka te tilla.
Publicité