Canalblog
Editer l'article Suivre ce blog Administration + Créer mon blog
Publicité
Parisi nje dashuri pa fund
Publicité
Newsletter
Archives
Parisi nje dashuri pa fund
25 juin 2007

Parisi dhe rrethinat

Paris_hartePër të gjithë njerzit që nuk jetojnë në Paris, banoj në Paris. Për ata që baojnë në Paris, nuk banoj në Paris por në rrethinat e Parisit ose siç e keni dëgjuar para ca kohësh në lajmet e nxehta nga Franca, në Banlieue[bonlië]. Duket kontradiktore veç për ta qartësuar po bëj një krahasim me atdheun. Për dikë që banon në Vlorë p.sh. dikush që banon në Tiranë apo tek kombinati, është një « tirons », për dikë që banon p.sh. mbrapa muzeut në Tiranë, personi që banon tek kombinati është « kombinats ». Dhe duhet të theksoj që të gjitha paragjykimet janë njësoj, besoj nuk kam nevojë që të bëj shpjegime çfarë do të thotë kur dikush trajtohet si « he mi tirons(e) ».

Parisi bashkë me rrethinat, quhet gjithashtu « Ile de France » [il dë Frons] që e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë « Ishulli i Francës ». Nuk e di nëse ky rajon quhet kështu se fillimet i ka pasur në një ishull të vogël mbi Seine[Sen] apo se popullsia, aktiviteti ekonomik, kulturor, rrugët e gjithshka është e përqëndruar këtu apo kalon këtej ? (fotografia e parë rrugët automobilistike në Paris ku shihet qartë kufiri me unazën)

Paris_detailMes Parisit dhe rrethinave kufiri fizik është një rrugë, unaza e qytetit e quajtur këtu Périphérique[periferik]. Në fillim e kisha të vështirë të bëja një lidhje mes kësaj fjale dhe një rruge që krijonte një rreth por pastaj mësohesh. Ky lloj kufiri është i njëjtë si në Tiranë për unazën gjë që do të thotë që nuk shikon një ndryshim të madh kur kalon nga Parisi në rrethinat e tij. Fotografia e dytë tregon qartë që banesat nuk ndërpriten. Sot kufiri është vërtet administrativ.

Pjesa e dytë nesër për të shpjeguar një çik problemet e djegjes së makinave para ca kohësh në Francë.

Publicité
Publicité
Commentaires
T
Elais, dhe jam vertet ne keto momente gjate gjithe dites. Pjesa e dyte e komentit tend, sapo botova pergjigjen.

blete, me thene te drejten une nuk i dija ndryshimet qe rradhit veç sigurisht nuk interesohem sh per njerzit qe paragjykojne.

Amour, historikish do shkoj te shikoj. Per popullatat ne France, historia eshte me e komplikuar se Franca eshte nje vend qe dikur ka qene kolonial !?

EH, ne 97-98 fishkellenin plumbat megjithate panvaresisht se po te kishe bere zborin nuk kishe aq sh frike.
E
eeeehhhh atehere, binte telefoni çdo dy sekonda dhe te gjithe pyesnin a ishim gjalle dhe na thoshin te mos dilnim jashte....çuditerisht me kujtuan kohen e 97-98 ne shqiperi qe me thonish te njejten gje "mosssssssssss dil as ne ballkonnnn" :D
A
me çdi un emri "ishulli i franczs"i eshte dhen qe ne epoken romake ,sepse rrethoje nga lumi sen dhe i jepte nje forem ishulli,
me ato 'banlieu' ne paris keni len nam ju pupupu pash para ca muaj nj reportazh ,o zot çfar mizejre atje vetem arab afrikan etc megjithmend si me qen ne indi!!nejse parizianet vetem pjeset e bukura dhe tenxehta te parisit expozoj te tjerat i len ne "hije"(si kudo ne metropole)
B
aha tani qe nuk je pariziene prej verteti, me humbi respekti per ty ;)
me ngjan me ata qe pyesin per New York City, Bronx, Queens apo Staten Island. Une qe jetoj ne New Jersey marr status te vecante se shqiptaret vetem levizin aty kur behen sojllinj dhe blejne shtepi.
shumica e ketyre pyetjeve vijne nga ata qe nuk kane me c'te merren tjeter por jetojne nepermjet historive te jashtme qe tregojne kusherinjte.
E
Per sa kohe qe jeton ne Paris dhe jo ne qytet tjeter je prape Tena ne Paris per ne.

Nderkohe jam kurioze te degjoj kendveshtrimin tend mbi rremujat ne rrethina. Edhe ketu ne qytetet e medha ka rrethina te betonuara me apartamente te programit "milionesh" te viteve ´60. te krijuara epr te dhene mundesi strehimi dhe perhapur qyteatari ato tani jane kthyer ne baza kriminaliteti pothuaj jashte kontrollit te komunave, policise etj.
Publicité